Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Memaliajt. Policia thotë se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Gjirokastrës për të dy.
“Më datë 10.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit D.N dhe D.M, vjeç 21 dhe 24, banues në Memaliaj, pasi janë konfliktuar fizikisht me njeri tjetrin dhe kanë mbetur të dëmtuar. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë, pa dhënë më tepër detaje rreth motivit të ngjarjes.
©ArgjiroLajm.net