• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si e organizonte Renato Çaushi transportin e drogës nga Tepelena në Fushë Krujë

11/06/2017
Si e organizonte Renato Çaushi transportin e drogës nga Tepelena në Fushë Krujë

Xhensila KODRA, Gazeta Shqiptare
Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me 4 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, në mesin e të cilëve ishte edhe miku i Elton Çiços, Andrea (Renato) Çaushi, banues në Tepelenë. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se ky i fundit, ka rezultuar se më datë 31.08.2014, së bashku me shtetasit Mikel Hoxha e Ervis Sulo (të arrestuar në tetor 2014), me një makinë fuoristradë kanë organizuar edhe transportimin e një sasie lënde narkotike kanabis sativa nga Krahësi i Tepelenës për në Fushë-Krujë, ku është magazinuar nga shtetasi Indrit Rraja (i arrestuar në tetor 2014), bashkë me një sasi tjetër të konside-rueshme të siguruar më parë prej tij. Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka rezultuar se Çaushi është edhe furnizuesi me lëndë narkotike në episodin e datës 06.09.2014, ku në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti me targë AA 041 CP është ndaluar nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, te kryqëzimi i Cakranit. Ky mjet drejtohej nga shtetasi Gazmir Rraja.

Pas kontrollit të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan disa pako me forma të ndryshme të mbështjella me natriban, me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, e cila kishte një peshë prej rreth 100 kg. Ndërkaq, në sajë të hetimeve, për hetuesit e çështjes ka rezultuar se shtetasi Ermal Mehmeti (i arrestuar në tetor 2014), për organizimin e trafikut të paligjshëm ndihmohej nga bashkëpunimi aktiv i shtetasit Kasëm Piluri. Ky i fundit, banues në Vlorë, u arrestua një javë më parë së bashku me shtetasit Altin Rramolli, banues në Tiranë, Andi Mita, banues në Vlorë, si dhe Andrea (Renato) Çaushi. Ky grup kriminal, lëndën narkotike e siguronin kryesisht në zonën e Tepelenës, e më pas e dërgonin atë në zonën e Sicilisë, në Itali. Grupi shqiptar bashkëpunonte me tre grupe kriminale që operonin në territore të ndryshme të Katanias.

E konkretisht me vëllezërit Moraboito, që e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën e populluar të lagjes “Picanello”, familjes Nizza, e cila e zhvillonte aktivitetin në lagjen “Libriono”, dhe Lorenzo Saita, i quajtur “Skeleti”, duke i furnizuar këto lagje me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, nga i njëjti furnitor. Ndërkaq, burime të besuara pranë prokurorisë sqaruan se me qëllim finalizimin e trafikut, dorëzimi i shumave të mëdha të parave për blerësit shqiptarë bëhej nëpërmjet transportimit të tyre nga shoferi i autobusit të linjës Shqipëri-Sicili, i identifikuar si Altin Ramolli. Si pjesë e këtij grupi kriminal, 7 prej të cilëve janë arrestuar në 2014-ën, janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Mes tyre është biznesmeni nga Shkodra, shtetasi Bardhok Pllanaj. Për këtë person, policia ka kryer kontrolle të imtësishme në banesën e tij dhe të të afërmve të tij, por nuk kanë mundur ta arrestojnë.
Hetimet
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se të gjithë personat të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal, kanë pasur role të ndryshme në trafikimin e mbetur në tentativë të rreth 780 kg kanabis, e cila u zbulua në zonën e Lagunës së Vilunit, në datat 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 2014. Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda ka koordinuar veprimet hetimore me autoritetet italiane, ku ka rezultuar se ky grup është përgjegjës për të paktën dy ngarkesa, me rreth 3.5 tonë në total, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet italiane në muajt mars dhe prill të vitit 2014. Në këto dy operacione të Policisë Italiane, sasia e lëndës narkotike është gjetur në dy peshkarexha, të cilat drejtoheshin nga shtetas italianë, dhe lëndën narkotike e kishin siguruar nga grupi shqiptar i njohur nga autoritetet si “Viluni” (në bazë të zonës ku u arrestua pjesa e parë e këtij grupi).

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al