• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Si e shantazhoi Obama Papën Ratzinger”. Dalin emrat e Clinton, Podesta e Soros

03/02/2017
“Si e shantazhoi Obama Papën Ratzinger”. Dalin emrat e Clinton, Podesta e Soros

Kërkesë presidentit Trump të hetojë rolin e Obamës, Hillary Clinton, John Podestës e George Soros

Që mes presidentit Trum dhe Papa Francesco-s nuk ka ndonjë frymë miqësore, kjo është e dukshme tashmë. Papa e ka kritikuar murin kinez dhe ndalimin e hyrjes së emigrantëve. Tani një kapitull i ri interesant po lind në këtë marrëdhënie. Disa katolikë amerikanë kanë ngritur dyshime e akuza mbi ndërhyrjen e presidentit Barack Obama në dorëheqjen e Papa Ratzinger.

Më 20 janar, revista katolike “The Renmant” i drejtoi një letër të hapur presidentit Trump për t’i kërkuar të hedhë dritë mbi lëvizjet e presidentit Obama dhe mbi rolin e tij në dorëheqjen e Papës. Letra është firmosur nga ish –koloneli i uhstrisë amerikane David Sonnier, presidenti i shoqatës së avokatëve katolikë Christopher Ferrara dhe drejtori i revistës “The Renmant”, Michael Matt.

Nisma e tyre merr shkas nga dokumentat e publikuara nga Ëikileaks. Sipas këtyre dokumentave, dyshohet se ndryshimi i “regjimit” në Vatikan është projektuar nga administrate Obama. Nëse do të rezultojë i vërtetë, ky është një superskandal! (përkthim i Lapsi.al)

“Gjatë vitit të tretë të mandatit të parë të administratës Obama – thuhet në letrën e hapur – Sekretarja e Shtetit Hillary Clion dhe të tjerë zyrtarë të qeverisë, kanë propozuar “një revolucion katolik, objektivi i të cilit ishte zhdukja përfundimtare e asaj që kishte ngelur nga Kisha katolike në Amerikë”.

Dyshimet lindin nga një e –mail që John Podesta, këshilltar i Clinton, i dërgoi Sandy Neëman, drejtorit të një reviste progresiste. Në e-mail Podesta i shpjegon atij se po kërkon të realizojë një “pranverë katolike” në Vatikan të ngjashme me “pranverën arabe” që rrëzoi regjimet në Afrikën e Veriut (përkthim i Lapsi.al).

Sipas autorëve të letrës së hapur, zgjedhja e Papa Francesco ka shërbyer për “t’i dhënë një mbështetje shpirtërore programit ideologjik të së majtës ndërkombëtare”, aq sa sot Ati i Shenjtë besohet të jetë bërë në “lideirn e të majtës botërore”.

Revista “The Renmant” i kërkon presidentit Trump që të hapë hapë një hetim që të shpjegojë se për cilin motiv NSA – Agjencia e Sigurisë Kombëtare – ka monitoruar konklavën që ka zgjedhur Papa Francesco-n, çfarë operacionesh sekrete janë kryer nga qeveria e SHBA mbi dorëheqjen e Papa Ratzinger dhe të hedhë dritë mbi transaksionet financiare me Vatikanin, të ndërprera disa ditë para dorëheqjes së Ratzinger.

Në fakt, në dhjetor 2013 Deutsche Bank mbylli bankomatët brenda Selisë së Shenjtë me justifikimin se po kryheshin hetime mbi normat kundër pastrimit të parave, por të nesërmen e dorëheqjes së Papës, Vatikani dhe Banka e gjetën menjëherë gjuhën e përbashkët, duke i rihapur bankomatët.

Në fund, autorët e letrës i kërkojnë presidentit të sqarojë rolin e Podesta-s në këtë që ai vetë e ka quajtur si “pranvera katolike”, se çfarë roli ka patur George Soros dhe nëse administrata Obama ka patur ndonjë kontakt me atë që është quajtur si “mafia e San Gallo” apo thënë ndryshe “konesnsusi mes kardinalëve dhe veskovëve (Carlo Maria Martini, Adriaan Van Luyn, Ëalter Kasper dhe Karl Lehman, Achille Silvestrini e Basil Hume) që në vitin 2005 kishte zbuluar tek Bergoglio papën perfekt për riformën e Kishës në sensing progresist. /Marrë nga IlGiornale -Përgatiti Lapsi.al

Related Posts

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet
Kryesore

Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

22/10/2026
Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al