• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si i ka gënjyer Lulzim Basha demokratët në gjashtë muaj

29/06/2019
Si i ka gënjyer Lulzim Basha demokratët në gjashtë muaj

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, pas mesazheve të forta të amerikanëve dhe ndërkombëtarëve, dje doli në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera tha se spiralen e rrëzimit të Ramës, faktin se Rama nuk kishte rënë, por ishte plagosur, etj.

Lulzim Basha pranoi se vetë kishte dështuar dhe se regjimi ishte në prag të fundit, e të tjera si këto, dhe thotë se fitorja më e madhe e tij është se tregoi fytyrën e kësaj qeverie apo që koha do të tregojë fitoren e tij.

“Sot, ne kemi arritur shumë. Kemi arritur të zbulojmë fytyrën e vërtetë të regjimit. Kemi arritur ta izolojmë të keqen duke e lënë vetëm dhe duke e përjashtuar nga çdo mundësi që të jetë faktor në të ardhmen.”-tha ndër të tjera një ditë më parë Basha.

Gjithashtu ai tha se ” Por sot dua ta them: Pa bojkotet tona, pa denoncimet tona, pa çadrën, pa djegien e mandateve, pa bojkotin e zgjedhjeve farsë, sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas.”

Që prej 16 shkurtit, opozita ka zhvilluar nëntë protesta kombëtare.

Në 16 Shkurt 2019 është mbajtur protesta e parë kombëtare e opozitës, për të cilën Lulzim Basha tha se kjo ishte “protesta më e madhe që ka parë historia.”

Më tej, Basha tha se rrëzimi i Ramës do të” shtyhet” për në 5 mars, kur mbajti edhe protestën e dytë, në përfundim të së cilës tha se “me 16 mars Rama ikën”.

Por erdhi 16 marsi, Basha bëri xhiron e radhës tek kryeministria, dhe sërish Rama vijoi i qetë detyrën.

Më tej, në 13 Prill 2019 është mbajtur protesta e radhës, ku kreu i Republikës së re, përsërit sërish se “Rama është drejt largimit, apo se regjimi është në grahmat e fundit”.

Pas kësaj, opozita e drejtuar nga Basha zhvilloi edhe tre protesta në maj, në datat, 11, 13 dhe 25 maj, ku vioi refrenin e tij si papagall.

Ndërsa në 8 qershor 2019, është mbajtur protesta e tetë është mbajtur protesta e tetë kombëtare, ku Basha tha se kjo ishte protesta më e madhe e 30 viteve. Për të shkuar më tej me 21 qershor, “shkelmi i fundit”, e cila në fakt rezultoi një xhiro te Kryeministria dhe më pas edhe një xhiro te parlamenti, për ta mbyllur sërish me refrenin e tij të preferuar dhe me himnin kombëtar, në selinë blu.

Por, në fakt ajo që ka ndodhur është se janë bërë disa protesta, janë djegur mandatet,dhe si përfundim janë me qindra djem e militantë të PD-së burgjeve, të shitur e të tradhëtuar .

Janë dëshmitarë të gjithë shqiptarët, se që në 16 shkurt, Lulzim Basha ka thënë “Edi Rama ra” dhe se “ne jemi shumica”. Këtë e përsërit dhe e përsërit pa ndalim.

Që prej 16 shkurtit, opozita ka zhvilluar nëntë protesta kombëtare. Ku në secilën prej tyre, Basha ka ripërsëritur “Rama ra”.

Në fakt as Edi Rama nuk ka rënë, se është në zyrë në punën e tij dhe me një mbështetje të padiskutueshme nga ndërkombëtarët, dhe shpesh quhet shumicë legjitime dhe nga ana tjetër, megjithëse Luli ka thënë se Rama ra apo se Rama iku, në fakt ai është në zyrë, kurse Lulzim Basha po vuan një izolim të madh ndërkombëtar që pas djegies së mandateve, edhe nga SHBA dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, të cilët e shohin si një partner jo serioz dhe të pabesueshëm.

Faktet flasin vetë. Janë nëntë protesta kombëtare dhe disa të tjera të zhvilluara në Tiranë, në të cilat Lulzim Basha ka thënë se Edi Rama, ra.

Ndërkohë që në përfundim Edi Rama nuk ka rënë, por Lulzim Basha i ka falur në tavolinë 61 bashki.

Të henën apo të martën, Lulzim Basha përpara se të thotë “fundi i regjimit” apo spiralet e tij, duhet të japë llogari pse opozita, në 27 bashki që janë nën administrimin e saj nuk ka garë, duke përsëritur kështu një katastrofë elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare./ CNA.al

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al