• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si mund të betohet Beleri si kryebashkiak i Himarës për të ulur tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë?

22/08/2023
Sot seanca e dytë e gjyqit të Fredi Belerit

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri do të vijojë të qëndrojë pas hekurave me akuzën e shit-blerjes së votave në zgjedhjet vendore të 14 majit. Vendimi i marrë sot nga GJKKO ka acaruar edhe më tepër marrëdhëniet e tensionuar mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Athina kërkon me këmbëngulje betimin si kryebashkiak të Fredi Belerit, qoftë edhe sikur kjo ceremoni të kërkonte dy minuta dhe ai të rikthehet sërish pas hekurave deri në përfundimin e procesit. Në të kundërt, Greqia ka deklaruar se do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe ka kërcënuar se do t’i bllokojë vendit tonë fondet nga BE-ja.

Por kjo tregon se më shumë se sa Beleri, Greqisë i intereson posti i kryebashkiakut të Himarës. Betimi i tij do të thotë se Bashkia e Himarës me të gjithë arkivën e saj të dokumenteve dhe vendimeve bie në dorë të njeriut të tyre. Aty më pas mund të shkruhen në letër të gjitha ato politika të grekëve që i konsiderojnë si të rëndësishme për “minoritetin e tyre”, duke nisur nga çështjet e pronave dhe jo vetëm.

Por si mund të bëhet betimi i Belerit, nëse palët do të preferonin të shuanin zjarrin e konfliktit mes dy vendeve?

Ka dy mënyra se si Beleri mund të betohet si kryebashkiak, por gjithsesi, kjo duhet të ndodhë brenda datës 15 shtator të këtij viti. Në të kundërt Bashkia e Himarës shkon në zgjedhje të parakohshme.

Beleri mund të betohet si brenda dhe jashtë burgut?

Ndërkohë që Greqia pretendon se Beleri mund të betohet edhe brenda ambienteve të burgut, procedura e ligjit për qeverisjen vendore në Shqipëri nuk e parashikon kështu.

Kryebashkiaku mund të betohet në zyrë, në tarracë, por ai duhet të jetë i pranishëm në ambientet e Bashkisë dhe të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak. Është e parealizueshme që Këshilli Bashkiak i Himarës të zhvendoset në ambientet e “313”-ës për t’u bërë betimi.

Mundësia që mbetet është ajo e daljes nga burgu, jo me ndryshimin e masës që tashmë u vulos nga GJKKO.

Me leje nga Drejtori i Burgut

Ashti si çdo i burgosur tjetër, edhe Beleri ka të drejtë të kërkojë leje të veçantë për të dalë nga burgu. Kjo lloj leje jepet deri në 7 ditë dhe me kërkesë të të burgosurit mund të zgjatet deri, por jo më shumë se 30 ditë.

I burgosuri, mund të marrë leje në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, apo të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje apo martesa. Ndonëse betimi si kryebashkiak i Belerit nuk konsiderohet ngjarje e rëndësishme familjare, mbetet një ngjarje e rëndësisë së veçantë dhe i takon Drejtorit të Burgut të vendosë.

Po nëse drejtori i burgut refuzon të japë leje?

Nëse, supozohet, Beleri i kërkon drejtorit të burgut leje të veçantë për t’u betuar si kryebashkiak, dhe ai e refuzon. Beleri ka të drejtë në këtë rast të apelojë në gjykatë vendimin për të marrë leje dhe është gjykata ajo që vendos përfundimisht.

Një skenar i tillë, edhe pse i komplikuar dhe me një afat të ngushtë prej 25 ditësh, nuk do të ishte i pamundur.

Por duke qenë se deri tani Beleri ka kërkuar vetëm lirinë me arsyetimin se kërkon të betohet, përse nuk ka kërkuar paralelisht edhe një leje të tillë nga drejtori i burgut? Mbetet për t’u parë nëse do e bëjë një gjë të tillë në ditët në vijim.

Related Posts

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti nga Kosova
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti nga Kosova

04/07/2026
Protestuesit mblidhen te Komisariati 3: Lironi çunat!
Kryesore

Protestuesit mblidhen te Komisariati 3: Lironi çunat!

03/07/2026
Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale
Kryesore

Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale

03/07/2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?
Blog

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

03/07/2026
E rëndë në Greqi/ I mituri shqiptar gjendet i mbytur në pishinën e një banese
Kryesore

E rëndë në Greqi/ I mituri shqiptar gjendet i mbytur në pishinën e një banese

02/07/2026
Rama: Shqipëria po bëhet më e fortë, ka vende që nuk e mirëpresin
Kryesore

Rama reagon sërish për protestën: Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit

02/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kolumbia marshon në 1/8, ndaj Ganës mjafton një gol i Arias, tani sfidojnë Zvicrën

Kolumbia marshon në 1/8, ndaj Ganës mjafton një gol i Arias, tani sfidojnë Zvicrën

04/07/2026
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti nga Kosova

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti nga Kosova

04/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al