• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si po formësohet Barcelona e Koemanit

10/09/2020
Si po formësohet Barcelona e Koemanit

Ronald Koeman synon të lërë gjurmë në ekipin e Barcelonës, pasi e bra ktisi Kombëtaren e Holandës për t’u emëruar trajner i klubit për të cilin kishte luajtur dikur. Në parim, stili i lojës i kaltërekeqve, i bazuar në zotërim të topit, do të mbetet i paprekur, por Koeman ka për qëllim ta krijojë një skuadër më të drejtpërdrejt dhe më të gjallë, të cilën paraardhësit e tij Ernesto Valverde dhe Quique Setien nuk ishin në gjendje ta formonin.
Diçka që duhet kuptuar është se holandezi nuk është trajner që e përdor vetëm një sistem të lojës. Gjatë kohës së tij në krye të Holandës, Koemanit i pëlqente të luante me sistemin 4:3:3, me dy mesfushorë qendrorë dhe një mesfushor më të avancuar.
Ishte njëri prej atyre roleve qendrore në të cilat Frenkie de Jong shkëlqeu për Ajaxin dhe mahniti për skuadrën holandeze të Koemanit. Nëse, sic pritet, Koeman e vendos De Jongun në pozitën e tij të parapëlqyer, atëherë Sergio Busquets do të flijohet.
Koemanit i pëlqen të ketë lëvizshmëri dhe gjallëri në mesfushë, edhe pse shpesh luan me një mesfushor të vendosur, po ashtu. Në atë pozitë mund të luajë blerja e re, Miralem Pjanic. Në rolin e mesfushorit më të avancuar, Georginio Wijnaldum shkëlqeu në ekipin holandez të Koemanit. Prandaj, nuk është çudi që trajneri i Barcelonës është i interesuar ta sjellë atë në Camp Nou nga Liverpooli këtë verë.
Nëse Wijnaldum nuk vjen, atëherë ai rol mund t’i takojë Philippe Coutinhos. Në krahët e sulmit, Koemanit i pëlqen që anësorët të jetë të drejtpërdrejt dhe të përbëjnë kërcënim për portën kundërshtare. Ansu Fati i përshtatet atij profili mbase më mirë se çdo kush tjetër në Camp Nou, ndërsa nga ky sistem mund të përftojë edhe Ousmane Dembele. Në su lm, nëse Lautaro Martinez nuk vjen, atëherë Antoine Griezmann do ta udhëheqë vijën e sulmit. Nëse Griezmann fiton vend titullari përkrah Messit, atëherë Koeman do të luajë me sistemin 4:2:3:1, me kapitenin prapa ish-sulmuesit të Atletico Madridit. Në aspektin taktik, Koemanit i pëlqen t’i bëjë presion kund ërshtarit, diçka që nuk është parë në Barcelonën e viteve të fundit.

Related Posts

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Sport

Nations League, Franca humbet Mbappe

11/11/2026
Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet
Sport

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë
Sport

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026
I prishi punë Shqipërisë me yllin e të ardhmes, trajneri pranon ofertën e klubit të njohur dhe lë ekipin kombëtar me klauzolë të çmendur – Balkanweb.com – News24
Sport

I prishi punë Shqipërisë me yllin e të ardhmes, trajneri pranon ofertën e klubit të njohur dhe lë ekipin kombëtar me klauzolë të çmendur – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
E rëndë në futbollin francez, Wanis Honsor ndërron jetë gjatë stërvitjes
Sport

E rëndë në futbollin francez, Wanis Honsor ndërron jetë gjatë stërvitjes

11/11/2026
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballet me Luksemburgun
Sport

FOTO/ Shfaqet parashikimi i superkompjuterit të OPTA, situatë e pazakontë për Shqipërinë ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

11/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al