• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si vidhen varëset e floririt në Tiranë…

02/12/2020
Si vidhen varëset e floririt në Tiranë…

Sa kushton kjo varësja e floririt? Dy vëllezër që të dy të përfshirë në çështje droge në kryeqytet kishin piketuar një argjendari në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe pas planeve, njëri prej tyre hyri si klient i interesuar.

Sipas dosjes që i është vënë në dispozicion nga policia qendrore, njëri prej tyre hyri në dyqan 3 ditë përpara se të kryente sulmin dhe pasi ka këqyrur varëset e floririt e ka pyetur pronaren se kur do sillte furnizim të ri.

Më pas, i riu është kthyer dhe pasi i ka ngulur sytë varëses më të trashë, është lutur që t’i hiqet bustit dhe t’i bëjë një fotografi pasi donte ta bënte dhuratë dhe paraprakisht do t’i bënte një fotografi. I veshur bukur dhe aspak i dyshimtë për shitësen, i riu ka sugjeruar që së bashku me këtë varëse të trashë t’i sillej edhe një tjetër po ashtu e bukur dhe e vlefshme. Shitësja sipas rrëfimit të mëvonshëm në polici i peshoi të dyja që shkonin njëra 70 gramë dhe tjetra 40 gramë dhe ia ka lënë në dorë klientit.

“Ai i mori të dyja varëset vlera e të cilave shkonte 800 mijë lekë të reja dhe ia mbathi me vrap. Ky person ishte 1.78cm, me flokë të zeza dhe me baluke përpara”, e përshkroi në polici 47-vjeçarja.

Por ndërsa ajo ka dalë nga banaku dhe i është vënë pas, të njëjtën gjë rrëfejnë të kenë bërë edhe shitësit e dyqaneve në këtë zonë që tregojnë njëri pas tjetrit se si kur Z. S bërtiste o çuni o çuni ata u alarmuan dhe ju vunë pas. Shtetasi I. H deklaron se ju qep këmba-këmbës grabitësit, por pa rezultat. “Ai u drejtua për nga ana e Lanës e ndoqa me vrap deri pranë gjykatës së shkallës së parë. Ai iku me makinën me targa aa78..’ rrëfen dëshmitari I. H që me këtë detaj i ka dhënë një provë shumë të çmuar policisë.

Nga veprimet e mëpasshme policia deklaron për gazetën Si se zbuloi që mjeti ishte marrë me hua përdorje nga dy të rinj, që të dy vëllezër me njëri-tjetrin dhe veçanërisht njëri prej tyre rezulton të jetë I implikuar edhe më herët në histori droge. Një zyrtar policie tregoi për gazetën Si se janë pyetur familjarët e të dyshuarve, të cilët kanë ngritur supet. Por nuk ka vepruar kështu e fejuara e nje prej dy shtetasve te dyshuar .

Ajo tregoi se ditën e ngjarjes kishte dalë nga banesa, pasi kishte bërë një xhiro me të fejuarin dhe kunatin, ata e kishin lënë pranë një dyqani në afërsi të vendngjarjes. “Më thanë të ikja në shtëpi, por unë hyra në një dyqan celularësh pasi e kam të dëmtuar xhamin, pyeta sa vlente çmimi dhe më thanë 25 mijë lekë të reja”.

Sipas të resë në orët në vazhdim e reja është telefonuar nga i fejuari që i ka kërkuar të hynte në internet dhe të shikonte sa kushtonte një gramë flori. “Kërkova në google dhe i shkrova se një gramë kushton 3100 lekë të reja, në darkë i fejuari erdhi në shtëpi dhe më dhuroi 18 mijë lekë të reja”, shpjegon më tej vajza.

Por ajo që ka treguar e reja për policinë ka hedhur dritë mbi profilin e të riut dhe të vëllait që pasi morën makinën me qira u zbuluan nga dëshmitari okular, i cili ju dha targat e sakta agjentëve të krimeve, që kanë gërmuar dhe kanë zbuluar agjencinë ku ata e kishin marrë me qira.

“I fejuari im është përdorues i kokainës prej dy vitesh. Ai ka shumë borxhe”, citojnë burimet e gazetës Si të ketë thënë e reja, e cila ka radhitur edhe emrat e borxhlinjve, të cileve grabitësi u detyrohet 1 milionë lekë.

Policia thotë se dy vëllezërit, njeri prej tyre i dënuar për çështje droge, bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të rrëmbyer dy varëset e shtrenjta. Gjatë aksionit për kapjen e tyre është sekuestruar edhe automjeti, disa bizhuteri të tjera të dyshuara si të vjedhura një shumë prej 5 milionë lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e floririt dhe 53 gramë kokainë.

Related Posts

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet
Kryesore

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

16/08/2026
Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë
Kryesore

Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë

16/08/2026
Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam
Kryesore

Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam

16/08/2026
Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë
Kryesore

Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë

16/08/2026
Sherr i dhunshëm në Sarandë, dy të plagosur (Emrat)
Kryesore

Rrihet shefi i krimeve në Sarandë, ka dëmtime në trup dhe fytyrë

16/08/2026
Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik
Kryesore

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore kundër Malit të Zi në muajin shtator

Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore kundër Malit të Zi në muajin shtator

16/08/2026
Reali mban hapin e Barçës, në Valencia i nderon Mbappe, Arbeloa: Është më i miri në botë, po ndjek CR7 (VIDEO)

Mbappe beson te Mourinho: Zgjedhja e duhur, ai di të fitojë

16/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al