Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar kontrollet në këtë sezon veror me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore.
Inspektimet janë përqendruar në terren në të gjitha subjektet që prodhojnë produkte ushqimore, kryesisht në ambientet e shërbimit Bar-Kafe, Fast Food, e pasticeri me qëllim që konsumatori të jetë i sigurtë me atë cfarë konsumon.
Drejtori i këtij institucioni Beso Brahimi shprehet në një intervistë për TVGJ se krahasuar me një vit më parë siguria ushqimore në bizneset e qarkut të Gjirokastrës është rritur. Ai thotë me bindje se të gjitha këto subjekte në qarkun e Gjirokastrës kanë një performancë shumë të mirë, kanë krijuar të gjitha kushtet higjeno – sanitare dhe cdo produkt i nënshtrohet kontrolleve të vazhdueshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Në kuadër të sezonit turistik Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollet edhe në bizneset e zonës së Pazarit me qëllim shmangien e incidenteve të pakëndshme për turistët.