• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sigurimi i depozitave, institucionet e rajonit mblidhen në Gjirokastër

17/06/2017
Sigurimi i depozitave, institucionet e rajonit mblidhen në Gjirokastër

Institucionet e sigurimit të depozitave të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Shqipëri, në një takim për të diskutuar rreth sfidave dhe çështjeve me interes të përbashkët.

Takimi ndjek një traditë të vazhdueshme të mbledhjeve mes këtyre institucioneve dhe këtë herë u zhvillua në Gjirokastër, mes datave 11 dhe 13 qershor. Drejtuesit ekzekutivë që përfaqësonin fondet e sigurimit të depozitave diskutuan gjatë takimit rreth zhvillimeve të fundit në secilin juridiksion, rasteve të kompensimit, si edhe rreth dialogut mbi stabilitetin financiar brenda rrjeteve të tyre përkatëse të sigurisë.

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe roli i siguruesve të depozitave në kuadrin e iniciativave të ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe marrëdhëniet me autoritetet mbikëqyrëse.

Në takim morën pjesë drejtuesit ekzekutivë të Fondit të Sigurimit të Depozitave në Shqipëri, Bosnje, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Forumit Europian të Siguruesve të Depozitave (EFDI), organizatë që ka si qëllim të ndihmojë në stabilitetin e sistemeve financiare, nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të depozitave.

Me ftesë të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në takim mori pjesë edhe zëvendëskryetari i EFDI-t dhe njëkohësisht drejtor i përgjithshëm i skemës së sigurimit të depozitave të depozitave të Zvicrës, Patrick Loeb.

Ai iu paraqiti  pjesëmarrësve ndryshimet e fundit të Statutit dhe strukturës organizative të EFDI, si edhe projektet e ardhshme të cilat synojnë të forcojnë organizatën dhe anëtarët e saj. Gjithashtu, në këtë takim morën pjesë si të ftuar drejtuesit e fondeve të sigurimit të Greqisë, Bullgarisë dhe Kosovës.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I katërti në listën e golashënuesve, sulmuesi shqiptar shkëlqen me tripletë ndaj Young Boys

I katërti në listën e golashënuesve, sulmuesi shqiptar shkëlqen me tripletë ndaj Young Boys

22/02/2026
Selin ngre pikëpyetje për martesën e Mirit: Nuk kanë marrëdhënie korrekte

Selin ngre pikëpyetje për martesën e Mirit: Nuk kanë marrëdhënie korrekte

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al