Në pallatin që rrezikonte nga shembja e dheut në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër do të bëhet një ndërhyrje. Lajmin e konfirmon kryebashkiaku Flamur Golemi, i cili ka bërë edhe një takim me banorët për t’i komunikuar këtë ndërhyrje. Sipas tij punimet do të nisin në muajin shtator.
“Në lagjen “Punëtori” me banorët e një prej pallateve që është rrezikuar vazhdimisht nga rrëshqitja e dheut, për të dhënë lajmin e mirë të ndërhyrjes që do të bëjmë në muajin shtator. Qeveria ka miratuar fondin për investimin që do të shpëtojë përfundimisht këtë objekt nga rreziku që i kanosej vazhdimisht. Një falenderim për kryeministrin Rama dhe ministrat Çuçi e Ahmetaj, të cilët vlerësuan këtë problem të madh dhe bënë gjithçka duhej për të siguruar buxhetin e duhur. Një ndërjyrje të ngjashme si kjo bëmë kohë më parë edhe në lagjen “Kodra e Shtufit”. Kemi dëshmuar në çdo rast se iu jemi gjendur pranë njerëzve në raste emergjencash dhe jo vetëm. Mezi pres të nisë ky investim dhe të përfundojë sa më parë në mënyrë që banorët e pallatit të mos jetojnë më me ankthin e shembjes”, shprehet Golemi.









