• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Silvinjo do të rikthejë një sulmues në shtator, ja strategjia për Çekinë e Poloninë

16/08/2023
Silvinjo do të rikthejë një sulmues në shtator, ja strategjia për Çekinë e Poloninë

Bekim Balaj apo Xhakomo Vrioni? Gazeta mëson se dy sulmuesit shtatlartë janë në planet e Silvinjos për ndeshjet e muajit shtator, por vetëm njëri prej tyre do të grumbullohet.

Duke rinisur nga puna dhe duke u përgatitur për ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Polonisë, trajneri i Kombëtares kërkon ndihmën e një sulmuesi shtatlartë, i cili do t’i vijë në ndihmë ekipit në luftën në ajër dhe të jetë alternativë e Sokol Cikalleshit.

Duke e llogaritur që dy përballjet e radhës kundërshtarët kanë një lojë fizike dhe të fortë në ajër, Silvinjo ka menduar për një pykë që të luajë “spondin” me lojtarët e krahut si Uzuni apo Asani, por edhe me mesfushorët që do ta mbështesin nga mbrapa. Me këto tipare, dy janë alternativat për një vend që do t’i rezervohet grumbullimit të shtatorit.

Bekim Balaj- Sulmuesi i Vllaznisë ka një eksperiencë të gjatë në ekipin kombëtar dhe mjaft mirë mund të vihet nën urdhrat e Silvinjos për herë të parë dhe me një mision të përbashkët. Përballja me një kundërshtar fizik dhe të fortë në lojën në ajër.

Balaj di ta bëjë shumë mirë këtë dhe kur bëhet fjalë për dy ndeshje, mund të jetë një strategji e mirëmenduar nga braziliani i stolit. 32- vjeçari është në pragnisje të kampionatit dhe në formë të mirë fizike.

Xhakomo Vrioni- Gazeta mëson se deri tani shanset mes Bekim Balajt dhe Xhakomo Vrionit janë të barabarta. Ky i fundit është duke u aktivizuar në SHBA me skuadrën e Nju Inglandit ku ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola mes kampionatit dhe Kupës.

Për herë të fundit me ekipin kombëtar, sulmuesi u grumbullua në miqësoret e qershorit të kaluar, ndërkohë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Silvinjos për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit shtator.

Related Posts

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares “tërbon” Real Madridin, i shënon gol në Champions
Sport

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares “tërbon” Real Madridin, i shënon gol në Champions

04/11/2026
Tragjedia në futbollin spanjoll, portieri Owono: Zemra dhe mendimet e mia janë me Jesús-in
Sport

Tragjedia në futbollin spanjoll, portieri Owono: Zemra dhe mendimet e mia janë me Jesús-in

04/11/2026
Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën
Kryesore

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën

04/11/2026
Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin
Kryesore

Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

04/11/2026
BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027
Kryesore

BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027

04/11/2026
Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur
Kryesore

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur

04/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares “tërbon” Real Madridin, i shënon gol në Champions

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares “tërbon” Real Madridin, i shënon gol në Champions

04/11/2026
Tragjedia në futbollin spanjoll, portieri Owono: Zemra dhe mendimet e mia janë me Jesús-in

Tragjedia në futbollin spanjoll, portieri Owono: Zemra dhe mendimet e mia janë me Jesús-in

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al