• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Silvinjo “humb” Ismajlin, prapaskenat e prishjes së raportit mes tyre në Gjermani!

30/06/2024
Silvinjo “humb” Ismajlin, prapaskenat e prishjes së raportit mes tyre në Gjermani!

Silvinjo-Ismajli, marrëdhëniet nuk janë më si më për para. Një mosaktivizim në asnjë prej ndeshjeve të Kampionatit Europian për mbrojtësin që luan prej disa vitesh në Serinë A, ka sjellë edhe një “debat” mes tij dhe trajnerit.

Duke u përpjekur që të kuptojë se pse nuk është preferuar titullar në asnjë ndeshje, “Panorama Sport” mëson se Ismajli ka shkëmbyer disa argumente me trajnerin Silvinjo në lidhje me lënien në stol.

Nga ana tjetër trajneri ishte i bindur për të vazhduar me Ajetin dhe ashtu veproi, ndërkohë në kualifikuese ka qenë Ismajli si zgjedhje e parë e brazilianit, por gjatë përgatitjeve të Europianit situata ndryshoi dhe në të trija ndeshjet, me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, Silvinjo luajti me dyshen Gjimshiti-Ajeti.

Qendërmbrojtës të tjerë ishin edhe Enea Mihaj apo Marash Kumbulla. Normalisht Ismajli, edhe pse i përmbajtur duke mos dalë nga kornizat, nuk mund të mos e shprehte pakënaqësinë për mosaktivizimin. Ai ka zgjedhur të kuptojë se pse nuk po luan nëpërmjet një shpjegimi që mund t’i jepte trajneri.

Sipas burimeve të gazetës, mbrojtësit nuk iu komunikua kurrë nga Silvinjo shkaku pse ai nuk po luan. 50- vjeçari e ka kaluar “thatë” këtë situatë, për ta lënë që të kuptohet se ka zgjedhur Ajetin përpara Ismajlit dhe këtu merr fund diskutimi. Ndërkohë jo pak zhurmë ka bërë postimi i babait të futbollistit në rrjete sociale i cili akuzonte me fjalë shumë të rënda për mosaktivizimin e djalit të tij.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, duke qenë se Liga e Kombeve është mbrapa derës dhe gjithmonë nëse Silvinjo vazhdon në krye të Shqipërisë, një gjë është mëse e sigurt: marrëdhënia e trajnerit me Ardian Ismajlin nuk do të jetë si më përpara dhe mes tyre ka patur një “krisje”.

Related Posts

Sport

VIDEO/ Gjuajti me shuplakë rivalin, MLS gjobit Messin

23/08/2026
“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Gjuajti me shuplakë rivalin, MLS gjobit Messin

23/08/2026
“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al