Nga Marko Caka, Nju Jork
Që sot në mengjes ish Kryeminstri grek Kostas Simitis nuk jeton më, por që do mbahet mend tek shqiptarët e Greqisë, në historinë e emigrimit të tyrë masiv në shtetin fqinj. Pra karriera e ish kryeministrit grek, Simitis përkoi në kulmin e emigracionit shqiptar atëherë kur shqiptarët kishin nisur ta quanin shtetin fqinjë si atdheu i dytë. Pikërisht atëherë kur shqiptarët luftonin për të fituar identitetin e tyrë në shtetin helen nga ku ishte poshtëruar në mënyrën më të keqe që në gjenezën e emigracionit masiv me operacionin famëkeq “Fshesa” të qeverisë së Kostandinos Micotaqis ardhja e Simitis hapi dritën jeshile për njohjen e drejtave të emigrantëve shqiptarë. Duhet thënë se menjeherë pas ardhjes së Kostas Simitis si kryetar i Pasok dhe Kryemistër i vendit duke pasuar liderin shpirtëror të tyre, Andreas Papandreu, ai nisi përveç reformave të brendshme të zhvillimit ekonomik dhe arsimor të vendit, ajo që do mbahet mend tek shqiptarët është reforma e politikës emigruese në vitin 1998 në legalizimin për herë të parë të emigrantëve shqiptarë duke i pajisur që në fillim me lejen e punës, duke u dhënë mundësinë e punësimit të rregullt dhe të udhëtimit të tyrë të parë të ligjshëm për të vizituar familjet e tyre në Shqipëri. Ajo që do mbahet mend gjatë, madje për të mos u harruar kurrë, periudha e Simitis për Shqiptarët është se gjatë qeverisjes së tij, krijoi hapësira të mëdha punë, siç ishte punësimi me i madh i tyre në sektorin e ndërtimit në veprat më të mëdha të historisë moderne greke, si ndërtimi i Qendrave të Lojërave Olimpike “Athens 2004”, Aeroporti i madh i Athinës, “Eleftherios Venizelos”, Ura e Riu-Antiriu në lehtësimin e transportit tregtar dhe udhëtimit me fqinjët verior, metroja e Athinës, autostrada Atiki Odhos e sa sa të tjera ku shqiptarët duke qenë forca kryesore ndërtuese në vend, me remitancat e tyre ndihmuan familjet e tyre në vendlindje si një frymarrje e thellë duke mbajtur gjallë ekonominë e shkatërruar të vendit tonë nga qeverisjet e këqija të politikanëve shqiptarë.
Qeveria me drejtimin e Simitis do mbahet mend si qeverisja më harmonike ndonjëherë me qeveritë shqiptare, i cili ndërtoi ura lidhëse të marrëdhenjes së Shqipërisë me Bashkimin Europian. Një marrëdhënie që nisi që në fillim të drejtimit të tij në 96-ën duke arritur një marrëveshje të rëndësishme të fqinjësisë, atë marrëdhenjes së miqësisë me qeverinë më kontraverse të Shqipërisë post komuniste ku dë fakto drejtohej nga Sali Berisha, por që u firmos nga ministri Sërreqi. Pastaj ajo që arriti kulmin e marrëdhënie ishte me qeverinë e socialistëve shqiptarë duke u bërë promotorja kryesore investuese në zhvillimin e ekonomisë shqiptare të dalë pas luftës së 97-tës. Ishte po vetë iniciativa e Simitis i cili kontriboi në ndërtimin falas të spitalit shqiptar si dhe me përgatitjen specialistëve të fushave të ndryshme, si dhe të përgatitjes së studentëve të parë oficerë ushtarak në akademitë ushtarake greke. Me Simitis si kryeministër ishte qeverisja e parë greke që injoroi tonet nacionaliste që vinin nga të dyja vendet, por që prodhonin destabilitet nga çerdhja nacionaliste e disa himarjotëve shqiptarë por që kusuret i vuanin emigrantët shqiptarë në Greqi.
Me Simitis në krye qeveria greke ishte promotorja e vetme që me presidencën e saj të BE- ftoi në tryezat e saj të rëndësishme delegacionet qeveritare të Kosovës duke e ulur për herë të parë palën serbe me atë të Kosovës në samitin rajonal të 2003.
Kostas Simitis ishte një kryeministër teknokrat dhe moderator që futi Greqinë në eurozonë në njësimin e monedhës si dhe i dha një hop zhvillimit ekonomik për të balancuar difiçitin buxhetor të krijuar nga qeverisjet e mëparshme. Sadoqë u përballë me fraksionet e brendshmë të partisë të linjës Andrea Papandreu të cilët me anë të shpërdorimeve dhe korruspisionit të zyrtarëve të lartë shtetëror kishin krijuar një grop të madhe të deficitit dhe ulje të prodhimit të brendshëm. Për shkak të këtyre fraksioneve të brendshme të cilët kontrollonin balancën qeverjes së Pasok, qeveria e Simitis pësoj disa skandale të kryera nga anëtarët e kabinetit të tij, por që asnjëherë nuk është vënë në diskutim pastërtia e tij të lidhur me grupet korruptive të interesit. Ajo që vlen të përmendet ështe se rivali i tij politik që kishte betejat më të ashpra politike, i ndjeri Akis Xohaxopulos u dënua me 20 vjet burg për korrupsion dhe që vdiq në 2021. Xohaxopullos alla Meta ishtë politikani më i lartë në shtetin fqinjë që u dënua nga një gjykatë greke për krrupsion gjatë ushtrimit të postit zv Kryeminstriit, dhe të ministrit të mbrojtjes me tenderin e blerjeve të nëndetëseve luftarake greke. Dhe së fundi qeveria Simitis do mbahet mend në shpartallimin e grupit të fuqishëm terrorist “17 Nëntori” i cili me sulmet dhe vrasjet e tyre politike kishte tronditur shtetin fqinj për më se dy dekada.