• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Situata në Gjirokastër, revoltohet gazetari: Natyra po na kthen ‘qokën’ që i kemi bërë

05/02/2018
E frikshme, ja se si masivi me baltë shtyn pallatin te ‘Kodra e Shtufit’ (FOTO)

Vendi është përfshirë nga përmbytjet për të dytën herë brenda 2 muajve. Situata paraqitet problematike në disa zona të vendit. Sakaq, lidhur me këtë ka reaguar gazetari i njohur Denis Dyrnjaja. Sipas gazetarit natyra po na kthen “qokën” që i kemi bërë, siç e quan ai.

“Gjirokastra sot është shembulli më i fortë i këtij paralajmërimi, ku toka po ju rrëshqet nën këmbë banorëve dhe përbën rrezikshmëri serioze për jetën e tyre. Por në të gjithë vendin lumenjtë po përpijnë sipërfaqe toke, nga malet e kodrat po shkëputen masivë dherash e gurësh, po shkatërrohen rrugë e ura”, shprehet ndër të tjera Dyrnjaja.

Reagimi i plotë:

Të gjitha raportet studimore ndërkombëtare e klasifikojnë Shqipërinë një vend me risk të lartë për fatkeqësi natyrore, përmbytje, erozion i tokës etj. Gjirokastra sot është shembulli më i fortë i këtij paralajmërimi, ku toka po ju rrëshqet nën këmbë banorëve dhe përbën rrezikshmëri serioze për jetën e tyre. Por në të gjithë vendin lumenjtë po përpijnë sipërfaqe toke, nga malet e kodrat po shkëputen masivë dherash e gurësh, po shkatërrohen rrugë e ura.

Përmes veprimit dhe mosveprimit papërgjegjshmëria njerëzore i ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme natyrës që të bëjë dëme që ky shtet nuk ka takat as t:’i mendojë e jo më t’i riparojë. Në 27 vite përveç se nuk është kryer asnjë studim konkret për zonat dhe nivelet e rrezikut, nuk ka asnjë projeksion si do përballemi me këtë situatë. Kësaj indiference idioteske, i shtohet edhe masakrimi që i kemi bërë territorit duke i prerë pemët pa kriter, duke gërryer shtretër lumenjsh, e duke “shkepur” malet e kodra për qëllime përfitimi. Ky është vetëm fillimi i shpagimit të natyrës për atë që i kemi shkaktuar ne asaj. Ajo me siguri do të na e kthejë kusurin disa fish.

Për këto nuk del njeri në protestë, për qoka dhe parti politike flasin e dalin njerëzia. Në fund të shohim çmimin e faturës që do paguajmë, jo për peshkun e mishin e rakinë që hamë e pimë çdo ditë, por çmimin e faturës që do na vërë natyra. Ekstra nuk kam llogaritur tërmetet se ato janë histori më vete me ndërtimet që kemi bërë. Tani ngrini një dolli e mos e vini ujin në zjarr si gjithmonë deri kur të na bjerë bytha në ujë. Atëherë do kujtohemi por do jetë pak vonë….!

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nderohet Inter Miami, Trump pret Messin në Shtëpinë e Bardhë

Nderohet Inter Miami, Trump pret Messin në Shtëpinë e Bardhë

06/03/2026
DJ Gimbo dhe Selin Bollati kurorëzojnë dashurinë në Big Brother VIP, ndërpritet ceremonia nga Rogerti!

DJ Gimbo dhe Selin Bollati kurorëzojnë dashurinë në Big Brother VIP, ndërpritet ceremonia nga Rogerti!

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al