Gjykata e Apelit ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili u arrestua një ditë para zgjedhjeve të 14 Majit me akuzën e blerjes së votave. Gjykata ka vendosur të liroja nga qelia nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ Pandeli Kokaveshin, i cili u vu në pranga për të njëjtën akuzë.
Shkak për këtë vendim është bërë gjendja shëndetësore e Kokaveshit. Gjatë seancës gjyqësore, avokati Marsel Zhupi ka deklaruar se Kokaveshi ka bërë transplant zemre një vit më parë dhe sipas tij duhet ndjekur nga mjekë të huaj.