Me kalimin e çështjes në dorën e Krimeve të Rënda, Arjan Shahaj, djali që vrau babain tri ditë më parë në fshatin Shalë në Memaliaj, ka dalë sot para togave të zeza. I veshur me një bluzë rozë, i vetmuar dhe pa pikë pendese, ishte kjo pamja e 35-vjeçarit në Gjykatë.
Gjatë seancës që u zhvillua sot, ai sërish nuk ka shfaqur pendesë për krimin dhe ka thënë se e ka vrarë të atin, pasi ky i fundit e kishte dhunuar qysh fëmijë dhe se i kishte kërkuar që të hipte në pemë.
“Po, unë e kam vrarë. Sherri nisi pasi babai më kërkoi të prisja drurë, por në pemë kishte grerëza. Babai i kishte alergji dhe më kërkoi mua që të hipja. Unë s’pranova dhe ai më qëlloi. Ai gjithnjë më ka qëlluar që 5 vjeç. Unë mora sëpatën dhe e godita”-, është shprehur i riu nga Memaliaj, i cili që prej arrestimit e ka ndryshuar disa herë versionin e sherrit që solli vdekjen e 77-vjeçarit Iljaz Shahaj në Memaliaj.








