• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

S’ka pushime për policët, do të punojnë 4 orë më shumë deri më 15 shtator (Vendimi)

11/07/2024
S’ka pushime për policët, do të punojnë 4 orë më shumë deri më 15 shtator (Vendimi)

Efektivët e policisë do punojnë 4 orë më shumë deri në 15 shtator për shkak të sezonit turistik.

“Aktivizimi i punonjësve të policisë në punë/shërbim me zgjatje të kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe realizohet gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator, do kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.

Vendimi i qeverisë:

V E N D I M

PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.101, DATË 15.2.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOHËN E PUNËS DHE TË PUSHIMIT NË POLICINË E SHTETIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 63, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 76-108, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në kreun I, të vendimit nr.101, datë 15.2.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për kohën e punës dhe pushimit në Policinë e Shtetit”, bëhen këto shtesa:

a) Pas pikës 12 shtohen pikat 12/1 e 12/2, me këtë përmbajtje:

“12/1. Aktivizimi i punonjësve të policisë në punë/shërbim me zgjatje të kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe realizohet gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator.

12/2. Zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator, kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.”.

b) Në pikën 13, pas fjalëve “… mbi kohën normale të punës …” shtohen “… dhe zgjatjes së kohës normale të punës/shërbimit …”.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit për programin buxhetor “Policia e Shtetit”.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Related Posts

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1
Kryesore

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

14/10/2026
Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)

13/10/2026
Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve
Kryesore

Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve

13/10/2026
Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!
Kryesore

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!

13/10/2026
Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë
Kryesore

Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë

13/10/2026
Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur
Kryesore

Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur

13/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

14/10/2026
VIDEO/ Bayern “ngrin” në Norvegji, Viking i shënon dy  gola në pjesën e parë, barazim Inter dhe Barcelona

VIDEO/ Bayern dështon në Norvegji, Interi zhgënjyes, Barça nuk fal në Champions

13/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al