• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

S’ka sinjalistikë në rrugë, tjetër makinë bie në Kanalin e Butrintit, shoferi dhe pasagjeri dalin me not

08/08/2024
S’ka sinjalistikë në rrugë, tjetër makinë bie në Kanalin e Butrintit, shoferi dhe pasagjeri dalin me not

Një tjetër automjet ka përfunduar sot në ujërat e Kanalit të Butrintit, në afërsi të fshatit Vrinë.

Drejtuesi i automjetit të marrë me qira vinte nga kufiri, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Nga burime paraprake bëhet me dije se kanë qenë dy persona brenda në mjet, të cilët kanë mundur të dalin me not pa dëmtime. Policia e Sarandës është ndodhur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet.

Sipas policisë mjeti që ka rënë ka qenë tip “Fiat” me drejtues shtetasin e huaj Patryk Sajnog. Ai i është nënshtruar testit të alkoolit ku herën e parë ka rezultuar në masën 0.906 mg/l dhe më pas 0.894 mg/l. Gjithashtu ai rezulton pa leje drejtimi. Për këtë arsye është arrestuar nga policia. Disa orë më pas automjeti është nxjerre me vinç nga uji.

Në 31 korrik një tjetër automjet ra në të njëjtin vend duke shkaktuar plagosjen e dy turistëve të huaj të cilët vinin nga Qafë-Bota.

Burime pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bëjne me dije se ky vend është rrezik konstant për aksidente dhe jo rrallë automjetet përfundojnë në kanal, pasi nuk ekziston asnjë sinjalistikë dhe barrierë që të paralajmërojë drejtuesit e mjeteve se aty është kthesë e fortë.

Nga ana e sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës është dërguar disa herë shkresë drejt ARRSH për vendosjen e sinjalistikës, por ende nuk ka asnjë reagim.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

16/05/2026
Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al