• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skadon afati në KQZ, këto janë partitë që do të hyjnë në zgjedhjet lokale. PD-LSI mbeten jashtë

24/04/2019
Skadon afati në KQZ, këto janë partitë që do të hyjnë në zgjedhjet lokale. PD-LSI mbeten jashtë

Partitë opozitare kanë mbetur jashtë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Asnjë prej partive pjesë e koalicionit opozitar, PD, LSI, PR, LZHK, PDK, PBDNJ, PDIU, si dhe të tjera që nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, nuk janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar në përballjen për pushtetin vendor, ndërkohë që afati i regjistrimit ka përfunduar.

E marta ishte afati i fundit ligjor, brenda të cilit partitë politike do të duhet të dorëzonin kërkesat për regjistrim në zgjedhje.

Por, situata nuk i ka penguar parti të tjera të regjistrohen në zgjedhjet e 30 qershorit. Me vendim të KQZ janë regjistruar deri më tani 34 forca politike, që do të masin forcat në përballjen e 30 qershorit. Partia Socialiste pas kërkesës depozituar në KQZ më 8 Prill është regjistruar zyrtarisht në zgjedhje. Për mazhorancën nuk ka asnjë dyshim që ditën e fundit të qershorit në vend do të organizohet zgjedhjet lokale.

KQZ ka vendosur të regjistrojë edhe 33 parti të tjera, ndër të cilat, socialisdemokratët e Skënder Gjinushit, Fryma e Re Demokratike e ish-Presidentit Bamit Topi, Demokracia Sociale e Paskal Milos, Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës, Partia Zgjidhja e Koço Kokëdhimës, apo edhe Partia Lista e Barabartë, që ende figuron me drejtues Ben Blushin edhe pse ky i fundit është tërhequr nga politika.

Në KQZ, janë regjistruar edhe 5 parti të tjera, të cilat para krizës politike ishin rreshtuar krah opozitës së sotme.

Në pritje për të marrë vulën përfundimtare nga KQZ si pjesë e zgjedhjeve janë edhe 8 parti të tjera, të cilat kanë dorëzuar brenda afatit ligjor kërkesat për regjistrim në KQZ. Një prej tyre është edhe Bindja Demokratike, e cila depozitoi kërkesën në limitet kohore. E në këto kushte i takon KQZ të vendosë për regjistrimin e tyre në zgjedhje.

Në total, pjesë e garës për zgjedhjet e pushtetit vendor do të jenë 42 subjekte politike, që kanë respektuar afatet ligjore për regjistrim.

Partitë e regjistruara në KQZ:

1. Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama
2. Partia Socialdemokrate Shqiptare Skender Gjinushi
3. Partia Fryma e Re Demokratike Bamit Topi
4. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
5. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
6. Partia Lista e Barabartë Ben Blushi
7. Partia Zgjidhja Koço Kokëdhima
8. Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
9. Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia
10. Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati
11. Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja
12. Partia Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri
13. Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa
14. Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi
15. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Genci Sakaj
16. Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
17. Demokracia e Re Europiane Koçi Tahiri
18. Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Valentino Mustaka
19. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça
20. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
21. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Kristo Kiço
22. Partia për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostolo
23. P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve Ymer Kurti
24. Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari
25. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
26. Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
27. Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova
28. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini
29. Partia Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi
30. Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve Kadri Isufaj
31. Partia Aleanca Kuq e Zi Kreshnik Spahiu
32. Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi
33. Partia e Pajtimit Kombëtar, Spartak Dobi
34. Partia Socialpuntore Shqiptare, Ramadan Ndreka

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK”

Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK”

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al