• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandal në FSHF, nëse do biletë për ndeshjen me Francën, je i detyruar të paguash edhe një biletë për ndeshjen me Andorrën

02/11/2019
Skandal në FSHF, nëse do biletë për ndeshjen me Francën, je i detyruar të paguash edhe një biletë për ndeshjen me Andorrën

Kombëtarja është një dashuri më vete e tifozëve, që kurrë nuk e kanë braktisur formacionin kuqezi edhe në ditët më të vështira. Por ndoshta pikërisht nisur nga ky fakt, Federata Shqiptare e Futbollit ka përfituar duke mbajtur një standard të lartë të cmimit të biletave për ndeshjet e kuqezinjve, në krahasim me nivelin e jetesës, edhe kur kemi luajtur me Luksemburgun, Ishujt Faroe, apo Andorrën… Pikërisht Andorrën, ndeshja e ardhshme e kombëtares ku ka shpërthyer skandali i radhës e më i paprecedent i institucionit që drejton futbollin në vend me biletat.

“Do të shohësh Francën? Duhet më parë të blesh një biletë për Andorrën” kjo është përgjigja që të japin në sportelin e dyqanit të FSHF, ajo me të cilin ngrenë supet në pamundësinë për të të dhënë një shpjegim të pranueshëm edhe funksionarë të Federatës, që këtë herë doli përtej cdo norme: detyron tifozët të shohin një ndeshje, që ndoshta nuk kanë mundësinë, ose nuk duan ta ndjekin nga stadiumi, nëse duan që të jenë pjesë në inaugurimin e impiantit të ri Arena Kombëtare kundër kampionëve të botës. Një skandal i vërtetë i biletave të kombinuara, duke tentuar që përmes dëshirës së tifozëve për të parë Francën në stadiumin e parë modern në vend, të mbushin Elbasan Arenën tre ditë para, të detyruar…

Kështu, nëse ke idhull Kylian Mbappe, Antoine Griezman, Paul Pogba apo edhe Didier Deschamps duhet të shohësh në fushë edhe Marc Vales, Marcio Vieira e Joan Cervos. Kush janë këta? Bën mirë të fillosh ti mësosh sepse janë lojtarët e Andorras. Pra, për një biletë qendrore në Arenën Kombëtare që kushton 5 000 lekë, duhet të mendosh edhe për një 2 000 me Andorrën që e con shumën në 7 000 lekë (pa llogaritur karburantin deri në Elbasan natyrsisht). Kombinimi i plotë është i poshtë shënuar…

ÇMIMI ME FRANCËN ME ANDORRAN TOTALI

5 000 lekë 2 000 lekë 7 000 lekë
4 000 lekë 1 500 lekë 5 500 lekë
3 000 lekë 1 500 lekë 4 500 lekë
2 000 lekë 1 000 lekë 3 000 lekë
1 500 lekë 500 lekë 2 000 lekë

Nuk është hera e parë e një abuzimi me biletat, si ajo e mbajtjes së lartë të cmimit, duke futur në lojë edhe fanellat, që kishin një vit që kishin dalë nga qarkullimi, ato të Euro 2016 (për të justifikuar cmimin). Por me këtë zgjedhjen e kombinimit të biletave FSHF ka superuar edhe veten: kur ka një kullë që ndërtoi stadiumin, përse të mos kemi një stadium që mbush edhe një stadium tjetër?

Related Posts

Premio e “çmendur” zyrtarizohet, 50 mijë euro për Laçin dhe 100 mijë euro për Superioren
Sport

Premio e “çmendur” zyrtarizohet, 50 mijë euro për Laçin dhe 100 mijë euro për Superioren

13/04/2026
Disfata me Vllazninë, Josa: Goli u anulua padrejtësisht, por s’diskutoj episode
Sport

Bylis, Josa: Skuadra zbatoi detyrat ndaj Dinamos, por ja çfarë nuk shkoi sot!

13/04/2026
“Abissnet Superiore” 2025-2026/ Mësohet skuadra e parë që siguron matematikisht “Final Four”

Lojtari i Bylisit: I mërzitur për rezultatin ndaj Dinamos, mund të fitonim
Sport

Lojtari i Bylisit: I mërzitur për rezultatin ndaj Dinamos, mund të fitonim

13/04/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë
Sport

Barazimi ndaj Bylis, trajneri i Dinamos: E dinim që do ishte e vështirë, por…

13/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Premio e “çmendur” zyrtarizohet, 50 mijë euro për Laçin dhe 100 mijë euro për Superioren

Premio e “çmendur” zyrtarizohet, 50 mijë euro për Laçin dhe 100 mijë euro për Superioren

13/04/2026
Incidenti me armë në Ferizaj, një muaj paraburgim për reperin Buta

Incidenti me armë në Ferizaj, një muaj paraburgim për reperin Buta

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al