• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandal në Gjirokastër, Vangjel Cavo u heq fëmijëve fanellën e Luftëtarit dhe i vesh me fanellën e Panathinaikosit

28/03/2019
Skandal në Gjirokastër, Vangjel Cavo u heq fëmijëve fanellën e Luftëtarit dhe i vesh me fanellën e Panathinaikosit

Skandal me akademinë e futbollit Luftëtari, lojtarët e vegjël përdoren për interesa të klubit të madh grek, Panathinaikos. “Panorama Sport” zbulon se gjatë ditëve të fundit ish-drejtori i klubit gjirokastrit, Vangjel Çavo, i cili edhe pas shkarkimit nga ky post vazhdon të qëndrojë afër presidentit Grigor Tavo, ka urdhëruar ekipet U-13 dhe U-15 të akademisë të vishen me fanellat e Panathinaikosit.

Zyrtarisht, nga klubi bluzi nuk është njoftuar për ndonjë bashkëpunim mes klubeve për akademinë, por edhe sikur të jetë kështu, përbën një skandal më vete urdhri që u jepet fëmijëve për të hequr fanellën e Luftëtarit dhe pozuar me atë të klubit grek. Pjesë e këtij skandali janë bërë edhe vetë trajnerët që stërvitin këto grupmosha: Besmir Sinani dhe Gazmend Bimi, të dy ish-futbollistë të Luftëtarit deri pak vite më parë.

Gazeta ka siguruar një foto të ekipeve U-13 dhe U-15 të Luftëtarit, që pozojnë nga kompleksi stërvitor “Lefter Millo” në fshatin Dervician të bashkisë Dropull. Krahas lojtarëve të vegjël, në foto duken qartë edhe ish-drejtori i Luftëtarit, Vangjel Çavo, si dhe trajnerët Sinani dhe Bimi. Kjo foto është bërë në një vend që përfaqëson minoritetin grek në Gjirokastër. Por, habia më e madhe qëndron në faktin se si mund të përdoren fëmijët e vegjël dhe trajnerët e tyre, për të cilët prindërit çdo muaj paguajnë për t’u stërvitur në logon e Luftëtarit, por papritmas dalin në foto si të ishin të akademisë së Panathinaikosit.

DYSHIMET

Vangjel Çavo është një bashkëpunëtor i FSHF-së prej vitesh, duke përfaqësuar zyrën e talenteve në Greqi. Por, në dy vitet e fundit ai është afruar te Luftëtari, duke pasur një ndikim të madh në merkaton që ka bërë klubi gjirokastrit. Gjithnjë ka qenë i kontestuari i tifozërisë, enkas për atë që ka ndodhur me lëvizjet në merkato, por edhe për ndryshimet e trajnerëve, veçanërisht pas largimit të Hasan Likës.

Nisur nga lidhjet që Çavo ka në Greqi, nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë përdorur akademinë e Luftëtarit për interesa personale, duke i bërë kështu një nder klubit të Panathinaikosit. Në Gjirokastër shpesh klubet matanë kufirit janë interesuar për ekipet private të moshave në qytetin jugor, por tashmë kjo ndodh me ata që përfaqësojnë zyrtarisht Luftëtarin. Ngjarja e fundit konfirmon edhe një herë se problematikat që ka shfaqur klubi këtë sezon reflektojnë edhe në një menaxhim skandaloz që po i bëhet akademisë bluzi.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al