• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandal në Përmet, punonjësja e Thesarit punësohet para se të fitojë testimin

11/05/2017
Skandal në Përmet, punonjësja e Thesarit punësohet para se të fitojë testimin

Emisioni BOOM në RTV Ora News trajtoi mbrëmjen e sotme proçesin e konkurimit dhe emërimit të punonjësve të administratës publike në Departamentin e Administratës Publike.

BOOM zbuloi jo vetëm fiktivitetin e këtyre konkurseve por evidentoi dhe faktin se një prej fituesve të fazës së parë ishte emëruar në pozicionin e specialistes së degës së Thesarit në Përmet një ditë përpara se ajo ti nënshtrohej fazës së dytë, që është intervista me gojë.

E kontaktuar në telefon, specialistja e DAP shpjegoi sesi në të vërtetë duhet btë funksionojë ky proçes:   “Edhe kur bëhet intervista, përsëri kandidatët që nuk kanë fituar është periudha e ankimimit, kështu që ata kanë ditët e tyre për të përgatitur ankesën. Më pas DAP i ka ditët e tij për ti kthyer përgjigje dhe pasi firmosen nga gjithë Komisioni, pra është Komisioni që kthen përgjigje. Pasi firmosën nga të gjithë anëtarët e Komisionit, kthimi i përgjigjeve për ankesat e aplikantëve, më pas bëhet emërimi”.

Departamenti i Administratës Publike është ligjërisht institucioni që në vendin tonë duhet të emërojë nëpër vendet vakante punonjës në shërbimin civil, ose ndryshe në administratën publike. Kjo bëhet përmes një procedure konkurimi që kalon në dy faza dhe më pas shpallet dhe fituesi.

Në faqen zyrtare të DAP ndodh procesi online i depozitimit të regjistrimit dhe kërkesave apo aplikimeve për vende të lira pune.

BOOM u ndal në një nga vendimet e DAP, përkatësisht në vendimin numër 1364, kur për rrethet Fier, Lushnje, Peqin, Kuçovë, Vlorë, Përmet, Korçë, Berat kërkohen punonjës të diplomuar në “Shkenca ekonomike”, Bachelor.

Sipas procedurës ligjore këto vende pune do të kishin lëvizje paralele dhe hyrje në shërbimin civil.

Lëvizje paralele do të thotë lëvizje nga një vend pune ku je i emëruar drejt një vendi tjetër, ndërsa hyrje në shërbimin civil do të thotë një emërim i ri, prurje e re e një individi që ka qenë pa punë dhe futet rishtaz në shërbimin civil përmes këtij konkurimi në vendin e kërkuar.

Ajo çfarë konstatojmë nga njoftimi për fazën e parë është se kërkohen specialiste per degen e Thesarit ne 8 qytete, ku përfshihet dhe Përmeti, ndërsa më poshtë në njoftim kemi 7 qytete, specialisti i kërkuar për degën e thesarit Përmet mungon. Nga faza e parë nuk ka rezultuar asnjë kandidat i kualifikuar.

Nga ana e të interesuarve vijoi aplikimi për fazën e dytë sipas afateve. Por çfarë ndodhi?

Pavarësisht se u tha se nuk është kualifikuar asnjë kandidat në një njoftim të mëvonshëm njoftohen se kanë kualifikuar tre kandidatë për të vijuar fazën e dytë, mes tyre edhe specialist në degën e thesarit në Përmet që nuk figuronte fare si vend pune.

Në një njoftim më pas të DAP, 2 prej këtyre janë shpallur fitues.

Një nga kandidatet që kaluan fazën e parë dhe që duhet ti nënshtrohej intervistës me gojë në fazën e dytë ishte dhe zonja Irida, e cila kandidonte për specialiste në degën e Thesarit Përmet. Ajo do të duhej të jepte intervistën me 23.03.2017 në orën 12:00 në ambientet e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike në Tiranë.

Por emisioni BOOM ka zbuluar se në deklaratën e Tatimeve për këtë zonjë, marrëdhëniet e punës fillojnë një ditë përpara dhënies së intervistës, me datë 22.03.2017.Kjo kandidate figuron ligjërisht në punë.

BOOM kontaktoi përgjegjësen e degës së Thesarit në Përmet, Miranda Bushi

Gazetarja:  Zonja Miranda, kisha një pyetje për ju duke qenë se jeni drejtuese e degës së Thesarit të Përmetit, më duhet thjesht një informacion. Është punonjëse pranë jush një zonjë me emrin Irida.

Bushi:  Po.

Gazetarja:Çfarë pozicioni ka?

Bushi: Është specialist e të ardhurave dhe bankës. Ne si degë Thesari, të gjitha degët e Thesarit nuk kanë të drejtë të punësojnë drejtëpërdrejtë sepse punësimi bëhet nga sektori i personelit të Ministrisë së Financave. Ajo ka ardhur këtu me transferim të përkohshëm nga Bashkia dhe pastaj nëpërmjet DAP-it. Pastaj ka bërë konkurimin pranë DAP. Ne na ka ardhur një shkresë me numër 3295/1 dt 20.03.2017 nga Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme të Ministrisë së Financave e cila bazohet në shkresën e DAP nr 1400/1 dt 08.03.2017 dhe thotë për transferim të përkoshëm të zonjës Irida për një periudhë 6 mujore. Këtu tek unë marrëdhëniet financiare i kanë filluar me 23.03.2017 sepse atëherë u paraqit në punë. Shkresa këtu ka ardhur me datë 21 mars, dmth është nisur me 20 mars dhe ka ardhur me 21.Filloi punë me 23 mars. Pas kësaj ka ardhur një shkresë tjetër, nr 470/1 datë 04.04.2017 bazuar në shkresën e DAP nr 2114 datë 30.03.2017 e cila thotë emërohet zonja Irida specialist në degën e Thesarit Përmet. E para ka qenë transferim i përkohshëm, pas asaj ajo ka konkuruar dhe DAP e ka emëruar.

BOOM kontakton me Departamentin e Administratës Publike

Gazetarja:  Që nga momenti që mbaron intervista, nëse kalon dhe intervistën me sukses pas sa kohësh mund të emërohesh? Apo që atë ditë që bëhet intervista?

Specialistja e DAP:  Jo, përsëri edhe kur bëhet intervista, përsëri kandidatët që nuk kanë fituar është periudha e ankimimit, kështu që ata kanë ditët e tyre për të përgatitur ankesën. Më pas DAP i ka ditët e tij për ti kthyer përgjigje dhe pasi firmosen nga gjithë Komisioni, pra është Komisioni që kthen përgjigje. Pasi firmosën nga të gjithë anëtarët e Komisionit, kthimi i përgjigjeve për ankesat e aplikantëve, më pas bëhet emërimi. OraNews.TV

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al