• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandali/ Ish modelja tregon detaje intime si e kapi Donald Trumpi

17/09/2020
Skandali/ Ish modelja tregon detaje intime si e kapi Donald Trumpi

Amy Dorris, e cila më parë ka qenë modele, e ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për agresion seksual gjatë turneut të tenisit “US Open” para më shumë se dy dekadave.
Në një intervistë për gazetën The Guardian, Amy Dorris pretendon se Trumpi i ishte afruar në mënyrë kërcënuese jashtë tualetit në sektorin VIP gjatë turneut që ishte mbajtur në Nju Jork më 5 shtator të vitit 1997.

Gruaja që në atë kohë i kishte 24 vjeç e akuzon Trumpin se i ka lëpirë buzet, e ka sulmuar në tërë trupin dhe e ka mbajtur në një mënyrë që nuk mund të ikte.
“Ai thjesht mu hodh sipër dhe unë e shtyja. Në atë moment kapja e tij u bë më e fortë dhe duart e tij ishin mbi prapanicën time, mbi gjoksin tim, mbi shpinën time, mbi gjithçka”, tha ajo.

“Unë isha e shtrënguar në krahët e tij dhe nuk mund të dilja dot. Nuk e di si e quani kur i fusni gjuhën dikujt deri në fyt. Unëe  shtyja e kafshoja dhe mendoj se mund t’ia kem lënduar gjuhën”, shtoi ish-modelja.
Përmes avokatëve të tij, presidenti amerikan mohoi me shprehjet më të fuqishme se ndonjëherë e ka sulmuar Dorrisin apo se është sjellë në mënyrë jo të duhur ndaj saj.
Për të ofruar dëshmi për takimin me Trumpin, Dorris tregoi biletën për turneun “US Open” dhe gjashtë fotografi ku ajo shihet me Trumpin gjatë gjashtë ditëve në Nju Jork. Në atë kohë, Trumpi ishte 51-vjeç dhe ishte i martuar me gruan e dytë, Marla Maples.
Nëna e dy vajzave binjake tha se në vitin 2016 e ka shqyrtuar mundësinë që të flasë publikisht për këtë incident, kur disa gra të tjera i bënë publike akuzat e ngjashme kundër kandidatit të atëhershëm për president të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ajo tha se vendosi të mos e bënte këtë pjesërisht për shkak se mendonte që do ta lëndonte familjen.
Dorris tha se i ka kaluar disa ditë me Trumpin në shtator të vitit 1997 pasi kishte shkruar në Nju Jork për një fundjavë me të dashurin e atëhershëm, Jason Binn.

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Java 32 e “Abissnet Superiore” luhet këtë fundjavë, në program pesë përballje interesante

Java 32 e “Abissnet Superiore” luhet këtë fundjavë, në program pesë përballje interesante

16/04/2026
Java 32 e “Abissnet Superiore” luhet këtë fundjavë, në program pesë përballje interesante

Java 32 e “Abissnet Superiore” luhet këtë fundjavë, në program pesë përballje interesante

16/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al