• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandali në Greqi: Ministrat, deputetët, gazetarët përgjohen. Qeveria mohon akuzat

06/11/2022
Skandali në Greqi: Ministrat, deputetët, gazetarët përgjohen. Qeveria mohon akuzat

Skandali i përgjimeve në Greqi është përshkallëzuar, pasi u publikua se 33 persona, zyrtarë, politikanë, gazetarë dhe biznesmenë janë në shënjestër të përgjimeve.

Sipas gazetës opozitare “Documento“, bëhet fjalë për një listë me anëtarë me ndikim të partisë konservatore Demokracia e Re dhe rivalë të mundshëm. Mes tyre ministra të qeverisë, si ministri i Jashtëm Nikos Dhendias, ish-kryeministri Antonis Samaras, anëtarë të familjeve të qeveritarëve, politikanë të partisë opozitare Syriza.

Gjithashtu përfshihen edhe tre drejtorë gazetash, një prej të cilëve ai i së përditshmes konservatore Kathimerini, gazetarë si dhe dy biznesmenë, ku shquhet emri i manjatit të anijeve Vangelis Marinakis, pronar i klubeve të futbollit Olympiakos dhe Nottingham Forest, njëkohësisht pronar i një prej grupeve më të mëdha mediatike të Greqisë.

Kryeartikulli i gazetës “Documento“, pretendon se të gjithë këta përgjoheshin me anë të softuerit Predator, për të cilin qeveria greke pretendon se nuk e ka përdorur asnjëherë në Shërbimin e saj të Inteligjencës. Zëdhënësi i qeverisë Giannis Oikonomou me një deklaratë për shtyp thekson se “Ato që raportohen në gazetën në fjalë duhet të hetohen tërësisht nga organet kompetente dhe veçanërisht nga drejtësia greke, pasi nuk ka asnjë provë dhe faktet mungojnë”.

“Këto janë orë kritike për demokracinë dhe drejtësinë , për të cilën ka rëndësi në se do të qëndrojë në lartësinë e duhur”, shkruhet në deklaratën e partisë opozitare Syriza. Qarqe diplomatike të Ministrisë së Jashtme theksojnë gjithashtu se “është e paimagjinueshme dhe e rrezikshme të nënkuptohet se kryeministri përgjon ministrin e Jashtëm”.

Nga ana e tij botuesi i gazetës “Documento“, Kostas Vaxevanis, ka kërkuar të hënën takim me Prokurorin e Gjykatës Supreme Isidhoros Ntojakos , për të parashtruar gjithë faktet e investigimit të tij.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Pikantet e Tirana-Teuta/ Fitore mes protestash, Klafuriç sulmon gjykimin. Xhixha ngacmon Dacin për asistin – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
E BUJSHME/ Vendim i rëndësishëm te Partizani, merr fund “makthi” i kryeqytetasve

E BUJSHME/ Vendim i rëndësishëm te Partizani, merr fund “makthi” i kryeqytetasve

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al