• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SKEMA/ Si përhapet Covid në shtëpi, restorante dhe klasat e shkollës

08/11/2020
SKEMA/ Si përhapet Covid në shtëpi, restorante dhe klasat e shkollës

Gazeta spanjolle “El Pais” publikoi pak ditë më parë një analizë të 3 skenarëve të transmetimit ajror të Covid-19 në ambiente të mbyllura. Ajo ilustroi edhe praktikat që duhet të zbatojmë për të reduktuar në minimum rrezikun e infektimit.
Një pjesë e infektimeve me Covid-19 mund të ndodhë pas një takimi të afërt dhe të drejtpërdrejtë me një person pozitiv ndaj virusit apo pas një ekspozimi mesatar në ajër të ndotur, ku pjesëza të vogla të virusit grumbullohen.
Sipas studimit rreziku i infektimit ndodh vetëm nëse gjendemi përballë një personi i cili kollitet apo teshtin, por edhe të qëndruarit për një kohë të gjatë në një ambient të mbyllur me një person që flet, bërtet apo këndon pasi amplifikohen rreziqet e infektimit.

Në një hapësirë të mbyllur grimcat e ajrit të infektuar mund të grumbullohen duke shkaktuar infektime. E përditshmja spanjolle ka llogaritur rrezikun e infektimit në një ambient të mbyllur duke studiuar një model llogaritjeje të zhvilluar nga profesor Hozé Luis Himénez i universitetit të Kolorados.
Në faqet e saj tregohen grafikët e tre situatave shumë të zakonshme ku mund të ndodhë infektimi: një takim me miqtë apo të afërm në sallonin e një shtëpie; një pije në bar apo restorant dhe një leksion në klasë.
Në shtëpi
Në një sallon ndodhen 6 persona, nga të cilët një është i infektuar me Covid-19.

Në këtë rast, pavarësisht distancës së sigurisë, pa maska dhe një ventilim të përshtatshëm i infektuari mund të jetë në gjendje të transmetojë virusin tek personat e tjerë të pranishëm, brenda 4 orësh.
Nëse do të ishin maskat infektimi do të reduktohej nga 5 persona të infektuar në 4, por infektimi do të ndodhte sërish si pasojë e ekspozimit të zgjatur ndaj tij.
Çfarë mund të bëjmë për të reduktuar transmetimin? Duhet të ajrosim ambientin dhe të përgjysmojmë ekspozimin nga 4 në 2 orë, duke mbajtur masa mbrojtëse të përshtatshme. Sipas të dhënave, në Spanjë 31% e rasteve kanë ndodhur sipas këtij skenari.

Bar apo restorant
Në një lokal mund të jenë 15 klientë dhe 3 punonjë, me dyer të mbyllura dhe asnjë ventilim mekanik. Në hipotezën më të keqe, në mungesë totale të masave mbrojtëse dhe distancimit social, pas 4 orësh 14 klientë do të infektohen.

Nëse të gjithë do të mbanin maska, të infektuarit do të ishin 8. Nëse do të kishte dhe maska, ventilim si dhe një ekspozim deri në 2 orë, numri i të infketuarve do të binte në mënyrë drastike, dhe do të infektohej vetëm 1 person

Në shkollë
Në një klasë shkolle janë të pranishëm 24 studentë. Rreziku më i madh verifikohet në një klasë jo të ajrosur ku personi i infektuar është mësuesi.

Pa masa sigurie, virusit i mjaftojnë vetëm 2 orë për të infektuar 12 persona. Në këtë rast përdorimi i maskave do të reduktonte në mënyrë drastike rrezikun e përhapjes së virusit nga 12 deri 5, por nuk do të eliminohej totalisht.
Duke reduktuar kohën e ekspozimit nga 2 në 1 orë, dhe duke ajrosur klasën si duhet virusi do të mund të infektonte vetëm 1 person.

Mbetet thelbësor ajrimi i ambienteve, dritare të hapura për të humbur deri në 70% grimcat e virusit, si dhe masa mbrojtëse në banka për të ngadalësuar përhapjen.
Përhapja në ajër e virusit brenda dhomës nuk është uniform, për shkak të ajrit të kondiconuar dhe pozicionit të burimit: virusi mund të transmetohet nga një student në bankë apo në veshjet e studentëve të tjerë dhe pse mbahen 2 deri në 4 metra larg.

Pozicioni i një studenti në klasë ndikon në mundësinë e transmetimit të virusit. Gjithsesi është verifikuar se 70% e pjesëzave të virusit dalin nga sistemi kur dritaret janë të hapura.
Ajri i kondicionuar gjithashtu heq deri në 50% të pjesëve të lëshuara gjatë frymëmarrjes dhe bashkëbisedimit, por pjesa tjetër depozitohet në sipërfaqet në brendësi dhe mund të futet sërish në ajër.

Mbetet shumë e rëndësishme të ajroset dhe sterilizohet ambienti dhe kondicioneri. Edhe plastikat mbrojtëse që ndajnë një bankë nga tjetra janë shumë efikase, pasi devijojnë trajektoren e virusit. ©lapsi.AL

Related Posts

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive
Lifestyle

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Mariah Carey, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shifra marramendëse që fiton këngëtarja çdo vit nga “All I Want for Christmas Is You”
Lifestyle

Mariah Carey, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shifra marramendëse që fiton këngëtarja çdo vit nga “All I Want for Christmas Is You”

20/12/2025
Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt
Lifestyle

Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt

17/12/2025
Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë
Lifestyle

Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë

17/12/2025
Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?
Lifestyle

Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?

16/12/2025
“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026
Lifestyle

“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

25/12/2025
Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër

Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al