Në pritje të firmës së Harry Kane, një firmë që në fakt po vonon më shumë se sa pritej, për të trazuar shtëpinë e Bayern Munich kanë menduar mediat angleze. Në ishull kanë zbuluar një prapaskenë të bujshme që mund të ketë një efekt domino shumë të fortë. Edhe pse nën kontratë edhe për 8 vite të tjera, Erling Haaland ka vendosur të largohet nga Man.City në verën e vitit 2027.
Fill pas largimit të Pep Guardiola-s, edhe biondi po mediton largimin nga “qytetarët”, në kërkim të një ekipi të ri dhe stimujve të rinj. Në pikë del në skenë Bayern Munich, një skuadër që prej kohësh ka qenë e interesuar për të rikthyer në Bundesligë “bomberin” norvegjez.
Sigurisht, t’i rrëmbesh Man.City sulmuesin e tyre kryesor nuk është aspak e lehtë, plus që konkurrenca për Haaland është e madhe pasi edhe në Spanjë, dy klubet më të mëdha, Barcelona dhe Real Madrid janë gati të shpenzojnë shifra marramendëse për të siguruar shërbimet e Haaland. Në rastin e Bayern Munich, diskutimi është edhe më i ndërlikuar, pasi drejtuesit e klubit po bëjnë gjithçka për të rinovuar kontratën me Harry Kane, ku parashikohet që të zgjasin bashkëpunimin e tyre edhe për 2-3 vite të tjera. Nëse Kane rinovon është thuajse e pamundur që Bayern të hidhet në sulm për të siguruar kartonin e Haaland, të paktën jo pa u larguar fillimisht Kane.
Interesat është fakti se ky lajm, largimi i Haaland, vjen pikërisht një ditë pasi në Spanjë mediat shkruanin se Harry Kane mund të transferohet te Barcelona në fund të këtij sezoni nëse Bayern Munich nuk i plotëson kushtet e tij.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







