• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skenarët/ Ja se si mund të rrëzohet Vladimir Putin!

04/03/2022
Tjetër goditje fatale për Putin, SHBA dhe BE përjashtojnë bankat ruse nga sistemi SWIFT. Ja si duhet kuptuar kjo lëvizje

Nga Edward Lucas “Daily Mail”

Ata që e njohin Vladimir Putinin, thonë se ai ka fiksim një skenë veçanërisht të tmerrshme nga historia botërore e kohëve të fundit. Në tetorin e vitit 2011, diktatori libian Muamar Gadafi u shfaq në media i përgjakur në fytyrë, pasi u tërhoq zvarrë nga kanali në të cilin ishte fshehur si një mi gjirizesh gjatë ditëve të fundit të luftës civile në vendin e tij.

Gadafi iu lut rebelëve që t’i falnin jetën, para se të therej me bajoneta, dhe më pas të qëllohej vazhdimisht me armë:një fund shumë poshtërues, gjykuar nga pompoziteti i tij i mëhershëm. Po ashtu Putin e di se Cari i fundit i Rusisë dhe familja e tij u pushkatuan si qen nga revolucionarët bolshevikë në vitin 1917.

Nuk është çudi që ai është i fiksuar pas pamjeve të fundit të Gadafit. Putini është i fiksuar pas fundit brutal dhe të përgjakshëm që pati diktatorit libian Muammar Gadafi, dhe ai mund të ketë arsye që t’i frikësohet një skenari të tillë, teksa lufta e tij në Ukrainë po shkakton shumë dëme dhe trazira sociale në Rusi.

Por ndërsa pushtimi i përbindshëm i Putinit në Ukrainë po has shumë vështirë, disa analistë po pyesin:A mund të kthehen më në fund shumica e rusëve kundër njeriut qëka sunduar Rusinë në një formë apo tjetrën për 22 vite?

Ky tingëllon si një skenar fantastik. Putin jeton nën masa të larta sigurie, dhe ata që e takojnë i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme. Paranoja e tij u pa më së mirë gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Makron, ku të dy ishin ulur në cepat e një tryezë disa metra të gjatë.

Udhëtimet midis rezidencës së tij dhe Kremlinit, ndodhin përgjatë rrugëve pa trafik dhe të patrulluara rreptësisht nga snajperët. Një aparat i madh sigurie merret çdo ditë me sigurinë e tij personale, duke përfshirë njësitë ushtarake që janë 24 orë në gatishmëri, dhe një rrjet të pavarur spiunazhi që mund të përgjojë cilindo.

Por për herë të parë në shumë vite, rusët po përjetojnë papritmas shumë probleme ekonomike. Ndërsa sanksionet e Perëndimit po shkaktojnë shumë dëme, vlera e monedhës kombëtare, rubla, është në rënie të lirë. Bankomatet po zbrazen me shpejtësi nga qytetarët në panik, dollarët po mbarojnë, dhe inflacioni po rritet.

Shtojini kësaj edhe rreth 5000 ushtarë rusë të vrarë në sulmin ndaj Ukrainës në vetëm pak ditë – me një numër ende të papërcaktuar robërish dhe të plagosurish – dhe pozitat e Putinit mund të fillojnë shumë shpejt që të lëkunden.

Por si mund të rrëzohet Putin?Për shembull, imagjinoni që në javët e ardhshme në Moskë të nisë një protestë e përditshme nga Nënat e Ushtarëve, një lëvizje e themeluar që në vitin 1989, për të bërë një fushatë kundër trajtimit brutal të rekrutëve rusë në Luftën e Agfanistanit.

Këto protesta nisin të përhapen me shpejtësi në qytete të tjera. Taktikat shtypëse të policisë çojnë në gjakderdhje, teksa në mbarë vendin bëhet virale fotoja e një gjysheje të rrahur dhe të gjakosur nga shkopinjtë e policisë.

Ndërsa shtohet zemërimi, dhe rritet numri i protestuesve, një komandant policie, babai i një rekruti adoleshent të vrarë në Ukrainë, kundërshton urdhrat e marra nga eprorët, heq skafandrën e tij dhe bashkohet me protestuesit. Ai bën një thirrje emocionuese për fundin e luftës, e cila bëhet virale në mediat sociale.

Edhe udhëheqësit rajonalë – guvernatorët dhe kryetarët e bashkive – nisin ta tradhtojnë Putinin. Në Moskë, turmat vërshojnë në Sheshin e Kuq, ndërsa brenda Kremlinit, Putin i tmerruar se mos pëson fatin tragjik të Gadafit, hipën në një helikopter që e çon atë në mërgim, fillimisht në Bjellorusi dhe ndoshta më vonë në Kinë.

Ose ndoshta mund të mos jetë turma që sulmon portat e Kremlinit, ajo që do t’i jepte fund sundimit të Putinit. Në vend të kësaj, ai mund të përballet me një puç nga brenda. Nëse opinioni publik po zhvendosej kundër diktatorit, shumë nga miqtë e tij do ta rrëzonin pa asnjë hezitim ose do ta vrisnin për të shpëtuar lëkurën e tyre.

Të indinjuar nga “këneta” e krijuar në Ukrainë tërësisht për faj të Putinit, dhe të neveritur nga taktikat brutale që ata janë urdhëruar nga ai për t’u shkaktuar vuajtje miqve të tyre ukrainas sllavë, komandantët ushtarakë mund të organizojnë një rebelim.

Njësi të tjera të ushtrisë, të urdhëruara për të shtypur këtë rebelim, mund të vendosin që t’i bashkohen. Nëse do të ndodhte kjo, fati i Putinit do të ishte i përcaktuar. Truprojat e tij elitë mund ta mbrojnë atë nga vrasësit dhe terroristët, por jo nga tanket.

Ndërkohë, figurat që qëndrojnë në hije në agjencitë e sigurisë, shumë të vetëdijshëm se vendi i tyre po përballet me shpërbërjen, mund të shfrytëzojnë njohuritë e tyre për të neutralizuar truprojat e presidentit, dhe për ta arrestuar këtë të fundit.

Në rast se nuk do të rrëzohet nga qytetarët e Moskës dhe as nga miqtë e tij kleptokratë, mund të bëhen sërish të njëjtat gabime shekullore. Në provincat lindore të Rusisë, si në Siberi, Khabarovsk, njerëzit janë shumë të zemëruar për grabitjen e burimeve të tyre natyrore nga Kremlini.

Tatarët dhe Bashkirët, popuj etnikë që jetojnë në Rusinë Qendrore, e kujtojnë ende momentin shumë joshës të pavarësisë se tyre pas Revolucionit Rus të vitit 1917. Ata dhe popujt e tjerë nënshtetas e përçmojnë shtypjen e Moskës ndaj gjuhëve dhe kulturave të tyre. Shumë prej tyre nuk e cilësojnë veten si rusë.

Nëse krijohen kushtet e duhura, këto tensione etnike mund të degradojnë në një dhunë të egër. Dhe në një luftë civile në shkallë të plotë, mund të ndodhë gjithçka. Është e vërtetë, që çdo opozitë ndaj Putinit do të përballej me pengesa të frikshme.

Megjithatë, vetë ushtria ruse dhe agjencitë e saj të sigurisë,kanë mundësi dhe do ta largonin Putinin nëse do të arrijnë në përfundimin se diçka e tillë është e domodsoshme. Dhe masa e rusëve të zakonshëm ka një forcë të pamposhtur në numër.

Putin i di të gjitha këto. Unë u uroj fat armiqve të tij. Megjithatë edhe fundi i regjimit të tij do të ishte një perspektivë shqetësuese. Rënia e tij mund të përshpejtojë zhytjen e vendit në një luftë të re civile, dhe kjo është shumë shqetësuese pasi Rusia ka ende stokun më të madh të armëve bërthamore në botë.

Një Putin i çmendur dhe i bllokuar në cepin e ringut mund të sulmojë me këto armë, duke llogaritur se edhe rreziku i shkaktimit të apokalipsit bërthamor në botë është më i mirë sesa pësimi i të njëjtit fund si Gadafi. Edhe nëse do të mund të shmangej skenari i fundit të botës, kushdo që mund ta pasonte Putinin në krye të Rusisë, mund të mos jetë më i mirë se sa “Djalli” që e njohim aq mirë.

Related Posts

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma
Kryesore

Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma

25/04/2026
Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta
Kryesore

Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta

25/04/2026
BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë
Kryesore

BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
U fut nga stoli dhe i dhuroi fitoren Tiranës në derbi, heroi Alvarez: Forca ime është që të…

U fut nga stoli dhe i dhuroi fitoren Tiranës në derbi, heroi Alvarez: Forca ime është që të…

25/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al