• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skënderbeu-Luftëtari, duel spektakli në Korçë

18/02/2017
Skënderbeu-Luftëtari, duel spektakli në Korçë

Goli i James Adeniy, i vetmi në sfidën e parë të luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Luftëtarit në 24 Shtator është gjithçka mund të rrëfehet nga ky duel që këtë të Dielë do të prezantohet për të tretën herë. 4 janë pikët e grumbulluara nga kampionët përballë debutuesve edhe pas atij barazimi pa gola në Gjirokastër por nëse i hedhin një sy klasifikimit, ai duket irreal.

Skënderbeu në vendin e dytë, një pozicion i zënë nga Partizani dhe më pas Luftëtari. Në Korçë do të zbresin në fushë në orën 17:00 skuadra e vendit të dytë dhe ajo e venit të katërt në klasifikim. Gjirokastritët që ndaj kampionëve kanë shfaqur rendiment të dobët janë aty në zonën e të mëdhenjve edhe pse dueli i radhës do të jetë një nga më të vështirët, jo vetëm për faktin se mungesat e shumta mund të rëndojnë në rendiment, por edhe për faktin se skuadra e Ilir Dajës duket se i ka ndezur të gjithë motorët për të dhënë maksimumin gjatë dy muajve të fundit. Abazaj, Bojom, Beqiri e Ramadani. 4 elementë cilësorë që kanë arritur të bëjnë diferencën në fushën e lojës gjatë këtij sezoni. Gjithsesi, trajneri Mladen Milinkovic ka mundësi të vëjë riparime të pjesshme me Lamçen që hedh kandidaturën për një vend titullari në sulm, ndërsa në mesfushë afrikani Usuma Mutumane i sapombërritur në Gjirokastër është gati për të zbritur në fushë që nga minuta e parë. Problemet më të mëdha, trajneri serb do t’i hasë në mbrojtje me gjigandin Boyom dhe Beqirin që humbasin transfertën e Korçës.

Në krahun tjetër, Ilir Daja ka luksin të punojë me të gjithë grupin edhe pse në këmbët e skuadrës mund të ndihet disi lodhja pas ndeshjes së mesjavës në Kupë kundër Laçit ku ai aktivizoi pothuajse gjithë skuadrën e parë. James dhe Latifi do të mbështesin në majën e sulmit Hamdi Salihin, ndërsa mbetet ende në pikëpyetje aktivizimi i rumunit Predescu që nga minuta e parë. Sebino Plaku mund të rezultojë “asi” nën mëngë gjatë zhvillimit të ndeshjes, ndërsa në mbrojtje skuadra do të rreshtihet me katër ashtu si në sfidën e kampionatit kundër Laçit.

Luftëtari nuk arrin të fitojë ndaj Skënderbeut që prej 5 ndeshjesh, ndërsa sfida e fundit e luajtur në Gjirokastër foli për korçarët që arritën të bllokojnë mekanizmat e skuadrës që këtë sezon konsiderohet si surpriza e Superiores. Gjithsesi, të dielën në orën 17:00 luhet akyti i tretë i përballjes ndërmjeyt këtuyre dy skuadrave që vijnë pas fitoreve respektive në kampionat dhe Skënderbeu i ka mbajtur shënimet e fitores së Luftëtarit ndaj Partizanit. Skuadra e MIlinkovic është një kundërshtar që duhet respektuar, përndryshe kampionët rrezikojnë të kthehen disa muaj pas në kohë./SS

Related Posts

Gazetari analizon ndeshjet e Shqipërisë: Ky është momenti i Silvinjos
Kryesore

“Blindim” apo riformatim, Silvinjo në udhëkryq. Beogradi mund të ndryshojë skenarin

16/06/2025
E ardhmja e Brojës në ngërç, klubi anglez do të bëjë “klering” me shqiptarin
Lajme

Muç Nano: M’u thaftë goja, por kam frikë se Armando Broja nuk bëhet më

15/06/2025
Futbollisti i Kombëtares la gjithçka hapur për klubin shqiptar
Lajme

Futbollisti i Kombëtares la gjithçka hapur për klubin shqiptar

15/06/2025
Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Po të qe në Brazil nuk do e mbanin 24 orë. Ky trajner arrogant e me kapriço bën veprime që nuk i kuptoj
Lajme

Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Po të qe në Brazil nuk do e mbanin 24 orë. Ky trajner arrogant e me kapriço bën veprime që nuk i kuptoj

13/06/2025
Astrit Hafizi Sylvinho
Kryesore

Astrit Hafizi: Sylvinho duhet të largohet. Shqipëria nuk bën një gjuajtje në portë

13/06/2025
Sulmuesi shqiptar që injorohet nga Silvinjo mund të luajë në Serinë A
Lajme

Sulmuesi shqiptar që injorohet nga Silvinjo mund të luajë në Serinë A

12/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet

Polici i kërkoi të ndalonte, shoferi në Gjirokastër shkeli gazin, vihet nën hetim

16/06/2025
Vatra zjarri aktive në Finiq e Konispol

Zjarri në Palokastër, policia ndalon një grua

16/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al