Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” organizon për të dytin vit radhazi Akademinë Verore për SME-te me temë: “Trajnim për menaxhimin e eksportit” në datat 25 – 29 Qershor 2018 @ Hotel Tirana International. Programi fokusohet në praktikat ndërkombëtare të biznesit, dokumentacionin dhe procedurat e eksportit, tregtinë ndërkombëtare, barrierat dhe ndërkombëtarizimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME).
Kandidatët që mund të aplikojnë: SME-të që eksportojnë dhe SME qe kërkojnë tregje të reja dhe që kanë potencial për të eksportuar në të ardhmen.
Studentët që janë të përfshirë në kërkime në fushat e tregtisë ndërkombëtare dhe hulumtimit të tregut ose që do të dëshironin punë për sektorin privat (si kompanitë eksportuese, konsulencat e hulumtimit të tregut, etj.)









