• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sociologu Tushi: Pjesëmarrja e fëmijëve në protesta do mbetet një turp i madh social

13/12/2020
Sociologu Tushi: Pjesëmarrja e fëmijëve në protesta do mbetet një turp i madh social

Sociologu Gëzim Tushi thotë se “është një turp i madh social që do të mbetet gjatë në mendjen tonë”. Ai thotë se ky është rasti i parë në Shqipëri ku fëmijët përfshihen kaq masivisht në protesta.

“Besoj se kjo është tërësish te gabua jo vetëm nga pikëpamja ligjore por edhe nga pikëpamja kulturore dhe qytetare. Unë nuk e di se çfarë përfitimesh dhe çfarë kapitali politik mund të nxjerrim duke i futur fëmijët në një rrugë të gabua”, deklaroi sociologu.

“Në vend që t’u mësojmë kulturën qytetare po u mësojmë rrugën e dhunës dhe në një farë mënyre këta fëmijë nesër do të bëhen qytetarë dhe do të mendojnë se vetëm nëpërmjet dhunës mund të arrihen rezultate”, shtoi z. Tushi. Ai e konsideron të drejtë kauzën e protestës por ka dy çështje të diskutueshme duke iu referuar shikimit të njëanshme të drejtës për të protestuar dhe ana tjetër të drejtës së shtetit për të mbrojtur pronën publike dhe private.

Z. Tushi shtoi se nuk ka të dhëna por theksoi se dyshon që përfshirja e fëmijëve mund të jetë instrumentalizuar apo nxitur.

“Besoj që prania e fëmijëve në protestë është një proces i instrumentalizuar. A është me para a është me mendjelehtësi apo është me idenë që fëmijët janë të mbrojtur nga ligji dhe ata mund të bëjnë veprime që nuk i kap ligji, mua më duket cinike dhe një turp i madh social”, tha ai.

Në tollovinë e madhe shtoi sociologu ka rënë dhe vetë shteti dhe përgjegjësia kryesore është e qeverisë pasi duhet të gjejë një formë komunikimi ndryshe, më të butë dhe autokritik.

“Nuk mund të lahen duar si Ponc Pilati me atë që ndodhi. Përgjegjësia është e qartë nuk është vetëm e policit që e kreu aktin por është edhe strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, të Ministrisë së Brendshme që duhet të shikojnë disa gjëra tek vetja dhe të japim një mesazh më të qartë te qytetari për ndjenjën e përgjegjësisë që kanë për këtë që ndodhi”, përfundoi z. Tushi.

Related Posts

Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!
Kryesore

Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!

14/11/2026
Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë
Kryesore

Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë

14/11/2026
Berisha kërkon bashkëpunim me Veliajn kundër Ramës: Na ndihmo të rrëzojmë kryeministrin
Kryesore

Berisha kërkon bashkëpunim me Veliajn kundër Ramës: Na ndihmo të rrëzojmë kryeministrin

14/11/2026
Balla: Kryetarët e bashkive duhet të jetojnë në komunitetet përkatëse, jo ta drejtojnë bashkinë nga Tirana
Lajme

Balla: Kryetarët e bashkive duhet të jetojnë në komunitetet përkatëse, jo ta drejtojnë bashkinë nga Tirana

14/11/2026
Rama: Misioni ynë është i qartë, të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben
Kryesore

Rama: Misioni ynë është i qartë, të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben

14/11/2026
Fatmir Xhafaj kundër Ramës: Të mos përjashtohet Spiropali dhe Ndreca
Kryesore

Fatmir Xhafaj kundër Ramës: Të mos përjashtohet Spiropali dhe Ndreca

14/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Falenderoj edhe tifozët, skuadra më është përgjigjur në fushë – Balkanweb.com – News24

Falenderoj edhe tifozët, skuadra më është përgjigjur në fushë – Balkanweb.com – News24

15/11/2026
Shqipëria/ Uzuni i lumtur pas Bjellorusisë: Ndeshje e madhe, treguam se vlejmë

Shqipëria/ Uzuni i lumtur pas Bjellorusisë: Ndeshje e madhe, treguam se vlejmë

15/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al