Kalendari turistik veror 2018, hartuar nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me institucionet artistike në vend, TKOB, AKKVP, Teatri i Kukullave, Cirku Kombëtar, AQSHF dhe skenën e pavarur, bën bashkë trashëgiminë dhe kulturën, me gjithëpërfshirje nga Jugu në Veri, duke i kthyer skenat e hapuara të trashëgimisë dhe sheshet e qyteteve në skena artistike, në një komunikim të gjallë me publikun.
Kalendari përfshin rreth 70 shfaqje në zonat bregdetare nga Velipoja në Dhërmi, nga Shëngjini në Korçë, nga Shkodra në Ksamil e Gjirokastër. Festivalet e javës që vjen, që nuk duhen humbur janë këto:
Festivali MULTIKULTUROR , Berat 19-21 korrik
AKKVP me premierën ‘Sokaku i të Marrëve’ Gjirokastër, 18-21 korrik
ZÂ FEST Theth, 20-22 korrik
KORÇA International Short Film Festival, 17-21 korrik
MIK Festival, Korçë, 25-29 korrik
Vera Kulturore Maqedonase, Liqenas, 25-30 korrik








