Soni Malaj ka publikuar për herë të parë një foto me të dashurin e saj.
Këngëtarja, e cila pas divorcit gjeti dashurinë në krahët e Klevit- një djalë i panjohur për publikun- ka preferuar ta mbajë romancën e saj larg vëmendjes dhe syve të publikut e mediave.
Ato pak foto të dyshes në rrjet janë të shkrepura nga paparazët në eventet ku kanë qenë të pranishëm në kryeqytet.
Por ky fillim vit mesa duket ‘ka zbutur’ artisten, e cila pak orë më parë ka postuar një foto me të dashurin e saj.
Soni dhe Klevi janë të lidhur prej prej 4 vitesh.
Soni ka edhe nje vajzë të quajtur Ana, nga martesa me ish-bashkëshortin balerin nga Italia.