• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sonila Meço revoltohet nga koncerti i Noizy-t në Tiranë: Këngë me tekste banale!

17/08/2022
Sonila Meço revoltohet nga koncerti i Noizy-t në Tiranë: Këngë me tekste banale!

Nga Sonila Meço

“Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop.

“Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej.

“Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë fjalë të ndyra plot. Me atë rast këndojmë këngët e tij dhe ju nuk na bërtisni dot”,- dhe qesh, me një lloj revanshi të ëmbël që nënkupton “hidhu përpjetë sa të duash, më ndalo e ndëshko si të të vijë për mbarë, por ja që kshu…”.

“Ja që kshu çfarë?”, -mendoj me zë të lartë dhe e vogla trembet fillimisht e mandej thotë: “Po ç’të bëj moj, të mbyll veshët kur e këndojnë në klasë, apo kur e vënë në festa ditëlindjeje? Apo kur e dëgjoj në lokale e restorante kur ulemi bashkë? Apo ta bllokoj në Youtube? Po edhe Doja Cat kështu i ka tekstet, edhe Cardi B, Drake…

Madje ma jep pak celularin…”, -dhe zgjat duart teksa ndesh shikimin tim të zgurdulluar nga tekste në anglisht këngësh që nis t’i shoqërojë me një ritmikë të përsosur. Fjalë nga më të ndyrat, fabula nga më ordineret dhe për të më bindur më tregon se kush kryeson chart-et muzikore në botë e në fund më këput në mes me një këngë adoleshentësh ku akti seksual shpjegohet me një tekst bastard dhe kjo qe një ndër më të klikuara në botë dhe “s’ka nxënës në shkollë e lagje mos ta dijë”.

Nuk kam asnjë dëshirë të relativizoj rap-in e hip-hopin shqiptar në mesazhe të ngjashme me atë botëror (këto ndodhin edhe në Amerikë do thoshin mjeshtrat e propagandës). Aq më pak të rikontekstualizoj një koncert, që shumë syresh e ndoqën live, të tjerë e mbështetën në distancë e ca të tjerë edhe ranë telef të justifikoheshin pse kishin qënë aty, për t’u ndjerë në rregull si me shijet e tyre, por edhe me presionin e gjindjes që nuk gjen as muzikë e as art në atë festival.

E pranoj, u ndjeva keq kur shihja atë vajzë të brishtë, delikate, disi të mbyllur në vete, me shije të rralla estetike e mbi të gjitha ime bijë, të më këndonte pasazhe këngësh me tekste nga më banalet, të ashpra, të ndyra me një melodi e ritëm standard, marinuar me gegnishte për me justifiku rimën dhe trendin.

Si ta ndaloja t’i dëgjonte, kur bri nesh buçiste një këngë e ngjashme në një lokal plot me klientë të moshës së tretë. Ku ta izoloj Amarisin, në ç’inkubator? Po shokët e vet? Po lokalet? Restorantet? Po plazhet? Aty do jete ajo lloj muzike, e atij zhanri, e atij teksti, e atij trendi…Se si do merrem unë me time bijë mos traumatizohet nga tekste e pamje është personale dhe çdo prind e ka këtë merak.

Por çfarë më shqetëson përtej “dhunës” së banalitetit (dhe nuk e kam thjesht me sharjet e fjalët e pista, që në muzikën metal që dëgjoja adoleshente kish plot, ama mesazhet, fryma rebele, kundërshtia ndaj sistemeve standardizuese i bënte edhe një strehim të mirë për periudhën kondrapedale që karakterizon adoleshencen)…pra përtej kësaj është investimi reklamues i bashkisë dhe ndonjë institucioni tjetër, zyrtarëve të saj, përfshirja me gjithë stafe, komentet, postimet edhe në faqet publike të drejtuesve i këtyre ngjarjeve muzikore me një tendencë për të përkufizuar e hierarkizuar artistët, këngëtarët, tregtarët, biznesmenët, duke i llokoçitur pa asnjë skrupull në një thes të madh e duke dalë të gjithë prej aty “super artista” që kriter madhor kanë sa njerëz mbledhin në shesh. Ndoshta bashkia i sheh si kontigjent votuesish për veten dhe çuditërisht ata që bëjnë PR fushatash në më të shumtën e rasteve janë ata që marrin edhe më shumë reklamë për “artin” e “koncertet” e tyre.

Por që bashkia të bjerë telef për ditë me radhë për një koncert që s’paska nevojë as për promovim se i mblidhka me mijëra në shesh (me gjasë edhe time bijë po të kishte insistuar), të vijojë edhe ditë më pas me “ngjarjen” e papërsëritshme më ngjan më shumë hall votash. Me çdo çmim. Pa kushte.

Tani ata 18.000 që ishin në shesh firmosën diku për votën në 2023? Apo ishin minorenë pjesa më e madhe? Që të bjerë rehat bashkia me gjithë staf se s’po i del koha me promovu as Sunny Hill, që për dreq ia mori Prishtina, se e kishte mbyll me atë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Se me koncertin e Rita Orës do mbyllen vrimat e artikullit të fundit të The Guardian.

“Ja pak tekst nga Doja Cat që është idhull i adoleshentëve”,-më çon mesazh ime bijë nga Ipad-i i saj.

“Doing too muchrelax a bit

Acting like that cause your dad’s a bitch

Must be the way that the planets is

Must be your face cause it’s not your dick

I’m a freak, not a masochist

Should’ve known you had the baddest bitch

Left on read and can’t give head

Really, you ain’t shit, need a laxative”

U dënua një javë për këtë, megjithëse më tha se po i zbrazem kot asaj, por në mendje më vinte veç një pyetje, në fushatën elektorale të kujt do këndojë kjo Doja? Të demokratëve a republikanëve në SHBA?

Related Posts

Kryebashkiaku i Kolonjës konfirmon ndarjen nga gruaja: Ka nisur një kapitull i ri
Lajme

Kryebashkiaku i Kolonjës konfirmon ndarjen nga gruaja: Ka nisur një kapitull i ri

14/06/2025
Hetimet për shpërdorim detyre, arrestohet nëna e Ghetto Geasy
Lajme

Hetimet për shpërdorim detyre, arrestohet nëna e Ghetto Geasy

12/06/2025
Këngëtarja e njohur: Do doja të paktën 40 burra
Paparazzi

Këngëtarja e njohur: Do doja të paktën 40 burra

20/05/2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Shqipëria” renditet në vend të 8-të
Kryesore

Austria fiton Eurovision 2025, “Shqipëria” renditet në vend të 8-të

18/05/2025
Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, performancë fantastike e Shkodra Elektronike (VIDEO)
Kryesore

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, performancë fantastike e Shkodra Elektronike (VIDEO)

17/05/2025
Flet Amber i Big Brother: Humba varrimin e babait, kam qarë…
Paparazzi

Flet Amber i Big Brother: Humba varrimin e babait, kam qarë…

17/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Itali/ Gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri i saj (Emri)

E rëndë në Itali/ Gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri i saj (Emri)

14/06/2025
Kryepeshkopi joan

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut!

14/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al