Ish kryeministri Sali Berisha dhe Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros kanë dhënë sot një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku kanë folur për lidhjet e PD-së me Xhorxh Sorosin dhe, konkretisht, finacimin e shkollimit të kryedemokratit Lulzim Basha.
Dobrushi ka pranuar se ka patur një marrëveshje mes Univeristetit të Uhtretit në Hollandë dhe Fondacionit Soros për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë, ku Basha ishte student në atë kohë.
“Për rastin e zotit Basha, për çfarë informacioni kam unë, ka patur një marrëveshje mes Univeristetit të Uhtretit dhe Fondacionit Soros për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë. Dhe ka rastisur që dhe zoti Basha ka qenë student në atë kohë dhe ka përfituar prej tyre. Nuk besoj se ka patur një bursë specifike për zotin Basha,” ka deklaruar Dobrushi.









