• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot 32 vite nga themelimi i ‘Gurrës së Picarit’, grupit me 1600 këngë e valle burimore (VIDEO)

10/03/2023
Sot 32 vite nga themelimi i ‘Gurrës së Picarit’, grupit me 1600 këngë e valle burimore (VIDEO)

Nga Shkëlqim Guçe*

Tridhjetë e dy vjetë gurgullimë ,
në shtratin erē trëndelinë .

“Gurra e Picarit” vjen në 32 vjetorin e saj, me një mal këngësh, vallesh, ritesh dhe variacionesh melodike, që mbartin vlera të rralla të trashëgimisē folklorike. U krijua më 10 Mars të vitit 1991, me korifej të shquar, të rritur nëpër festivale. Mbështetësi i parë që inkurajoi krijimin e grupit, ishte picarioti i apasionuar i polifonisë Ramo Guçe.

Të parët këngëtar, valltar, instrumentist, si Dituri Thana, Fazo Isaraj, Idriz Isaraj, Ilirjan Karabina, Dhurim Saraçi, Banush Malo, Xhevair Guçe, Musa Budo, Jaçe Peçi, Shkëlqim Guçe, e pagëzuan grupin me emrin e lumit Gurra e Picarit, që shushurimën e tij, e ka në katër stinët.

Gurgullima e ritmeve dhe variacioneve melodike, u dëgjua në skenat e festivaleve rajonale, kombëtare e ndërkombëtare, si në Francë, Itali, Greqi, Turqi etj. Titujt e lartë të nderit për grupin dhe korifenjtë, kanë qenë dhe mbeten, vlerësimet e opinionit artëdashës, që është ngritur në këmbë prej emocioneve të përcjella, në interpretimin e vargjeve epike, lirike dhe elegjike si:
* Kurvelesh ç’djem që rrite
* Kurvelesh katër nishanë
*Jam labik e Kurveleshit
* Mbi labëri nusërofsh
*Në trojet e İlirjanëve
dhe të tjera xhevahire, që arrijnē numurin 1600, këngë e valle të kënduara burimore, të cilat po lenë gjurmë në kulturën tonë kombëtare, me fytyrën dhe emrin e ” Gurrës së Picarit “. Tridhjet e dy vjetori i krijimit të Sh.K.A.F , përkon me F.F.K. Gjirokastër , në muajin Qershor, të këtij viti. Ne jemi gati për të hypur në skenën e shenjtë, me variacione epike, që simbolizojnë ngjarje historike. Mjeshtër me vokale të rralla, ashtu si gurgullima e kristaltë e lumit të gurrës, pasurojnë në vazhdimësi, mozaikun folklorik autokton, qē grupi ynë përfaqëson.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al