Video që shihni më poshtë është pjesë e një dokumentari të realizuar në vitin 1980 nga Televizioni Publik Shqiptar, për bregdetin e jugut të vendit.
Në fokus është Saranda, Ksamili dhe qyteti antik i Butrinit. Në fillim të videos shfaqen plane edhe nga shtëpia e pushimit të punëtorëve që sapo ishte ndërtuar asokohe.
Sot mbi këtë pushimi është ngritur ndoshta një prej resorteve më të famshme në vend, për shkak edhe të pronarit të saj, Klemend Balili.
Pas privatizimit që Balili i bëri ish-shtëpisë së punëtorëve diku rreth vitit 2012, nisi ndërtimi i resortit “Santa Quaranta”. Reportazhi është tipik si gjithë kronikat e tjera të asaj kohe, mbushur me propagandë e patetizëm, por ajo që bie në sy është padiskutim edhe bregdeti i virgjër, i pashkatërruar me ndërtime pa kriter siç ndodhi pas viteve 90.