Shqyrtimi i kërkesës për lirimin e Fredi Belerit, i depozituar në Gjykatën e Posaçme nga avokatët, do të bëhet sot. Trupit gjykues i kërkohet ta zëvendësojë arrestin me burg me një masë tjetër në liri, duke i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës. Sipas avokatëve, kjo e drejtë i mohohet Belerit nëse ai nuk lirohet deri në mesin e muajit shtator kur ai humb mandatin. Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve. Gjykatat kanë refuzuar disa kërkesa të tij për lirim ndërsa autoritetet greke kanë dënuar arrestimin.








