Sot Kuvendi do të votojë Buxhetin e vitit 2018. Ka qënë vetë Kryeministri Edi Rama që e ka marrë fjalën i pari në mbrojtje të ligjit më të rëndësishëm të qeverisë së tij në të gjtiha fushat e sektorët.
“Ky është një buxhet i ndërtuar me përgjegjësi dhe realizëm dhe synon rritjen ekonomike dhe të punësimit, – tha Rama.- këtu nuk përfshihet projekti 1 miliard.”
“Buxheti financon me rritje të rëndësishme, Policinë e Shtetit, për të çuar më tej rritjen e kësaj trupe që sot ka nevojë të konsiderueshme për të pasur në dispozicion mjete dhe instrumente që të forcojë hetimin dhe zbulimin e krimeve, ndjekjen dhe përbëllimin e rrjteteve kriminale duke shfrytëzuar inovacionet e teknologjisë.
Ajo që besoj ëhstë shumë e rëndësishme të thuhet në fund se ky Buxhet nuk rrit taksat, lehtëson më shumë familjet në nevojë dhe garanton që në terrenin e Shqipërisë të kemi ndryshime të rëndësishme.
Meqënëse sot është dita e tolerantës, nuk po ju tem që ato që do të dëgjoni në vijim janë më shumë për të qeshur se për të qarë.”









