• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SPAK pushoi hetimet për ish- kryetarin e Bashkisë Bulqizë, reagon PD: Ky është modeli i qeverisjes së Edi Ramës

19/08/2020
Nga ish-Presidenti Nishani te analisti Marku, ja emrat e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të PD-së

Pasi SPAK pushoi hetimet për ish- kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, ndaj të cilit rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Përmes një deklarate për mediat, Çlirim Gjata, sekretar i Çështjeve Ligjore pohoi se hetimet për Allën u zvarritën, deri në pushimin e çështjes. Në emër të PD-së, Gjata tha se zyrtarët që konsumojnë drogë, modeli i qeverisjes së Edi Ramës.
Mes të tjerash ai pohoi se ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare!

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Asnjë surprizë për pushimin e çështjes kundër kryebashkiakut narkoman të Bulqizës, Lefter Alla. Zvarritja e hetimeve kishte për qëllim pushimin e çështjes dhe daljen në përfundimin se kryebashkiaku i zhytur me kokë në kokainë, nuk po konsumonte kokainë.
Video e kryebashkiakut ilegjitim të Edi Ramës që merr kokainë ishte shokuese, kur u bë publike, por për Edi Ramën, ky fakt nuk ekziston. Një përdorues kokaine do të vazhdojë të jetë në krye të Bashkisë, duke mos bërë dallim nga tutori i tij politik në krye të qeverisë.
Një kryebashkiak i droguar apo një kryebashkiak me të kaluar kriminale, që trafikon gra dhe vajza, një kryebashkiak përdhunues apo një kryebashkiak trafikant droge është modeli që ofron Edi Rama në qeverisje. Kryebashkiaku i Bulqizës është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.

Ai ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve që nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë. Edi Rama duhet të kishte ushtruar përgjegjësinë ligjore për shkarkimin nga detyra të Lefter Allës dhe jo të zvarriste hetimet e pastaj t’i mbyllte ato, duke bërë njerëzit për të marrë dhe duke u thënë se kryebashkiaku që shikoni në video nuk po konsumon drogë.

Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge.
Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare!
Largimi i trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se merita dhe jo lidhja me krimin janë mundësia për të bërë karrierë. Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kokainës që promovoi bashkëqeverisjen me krimin dhe qendron në pushtet me mbështetjen e krimit.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al