• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SPAK pushon hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë Bulqizë

18/08/2020
SPAK pushon hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë Bulqizë

SPAK pushon hetimet për ish- kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, ndaj të cilit rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.
Hetimet ndaj të zgjedhurit vendor nisën në janar të këtij viti, menjëherë pas publikimit të një videoje, ku pretendohej se shfaqej Lefter Alla duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali.
Kryebashkiaku u thirr me urgjence në SPAK për të dhënë shpjegime rreth videos. Ndër të tjera ai deklaroi se nuk mbante mend të kishte patur episode të tilla dhe pavarësisht ngashmërisë me personin në video, ai filmim nuk kishte të bënte me të.
Ai i ka kërkuar prokurorisë ti vinte në dispozicion një filmim me të qartë, me qëllim që të mund të jepte shpjegime te detajuara. Ndërsa për personat e tjerë të shfaqeshin në video, Alla ka thenë se nuk i njihte.
Në kuadër të hetimit, kryebashkiaku iu nënshtrua dhe testit të drogës, prej nga rezultoi se ai nuk ishte përdorues I lëndëve narkotike. Prokuroria urdhëroi gjithashtu dhe ekspertimin teknik të videos ku pretendohej se shfaqej Alla.

Në dosje thuhet se ekspertët dolën në konkluzionin se filmimi nuk është marrë drejtpërdrejtë nga pajisja regjistruese, por është regjistruar me aparat celular, nga ekrani i një kompjuteri, ndaj për këtë këtë arsye, nuk mund të përcaktohet qartë data dhe ora reale e regjistrimit, si dhe nuk mund të identifikohen personat që shfaqen në të.
“Nga analiza e të gjitha veprimeve hetimore të kryera, rezulton se nuk mund të realizohet identifikimi I shtetasit që paraqitet në pamjet filmike dhe aq më tepër që ai të jetë Lefter Alla”, thuhet në dosje.
Nga shqyrtimi në tërësi i akteve dhe provave – thekson prokurori Nakuçi cështja penale duhet pushuar, pasi fakti nuk përmban element të veprës penale.
Dosja i është dorëzuar gjykatës së Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pritet që në shtator gjykatësi Sandër Simoni të dalë me vendim. Pasi të shqyrtojë dosjen, ai do të vulosë edhe fatin e hetimeve.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Arbër Hoxha “shtegton” në verë, Dinamo Zagreb e nxjerr në shitje

FOTO/ Arbër Hoxha “shtegton” në verë, Dinamo Zagreb e nxjerr në shitje

13/03/2026
Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al