Nëna e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK.
Valbona Xoxa ka mbërritur në godinën e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme.
Ajo do të merret në pyetje për vilën në Qerret, transaksionet e së bijës dhe blerjet online me kartën e saj bankare.
Ndaj Ajola Xoxës, SPAK ngriti akuza për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Ndërsa ndaj kryebashkiakut Veliaj, i cili u vendos në pranga në zyrë më 10 shkurt, janë ngritur akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.