• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SPAK-u, sot e vetmja shpresë për demokracinë në Shqipëri!

18/08/2023
Çonin njerëz me viza false në SHBA e Kanada, SPAK mbyll hetimet, dërgohen në gjykatë 24 të pandehur (Emrat)

Nga Artur Zheji

Revolucionet gjithmonë kanë filluar kur padrejtësia e pandëshkuar është bërë një zullum kombëtar në një vend të caktuar. Sepse në ato kohëra, drejtësinë duhet ta jepte mbreti ose mbretëresha dhe populli i tërbuar mendonte se kokëprerja e tyre do vinte drejtësinë në vend.

Pas dështimeve dëshpëruese të revolucioneve, aristokracia mendore e botëqeverisjes, shpiku dhe vuri në veprim: pushtetin e pavarur të Drejtësisë. Shumë herë e përdorur apo e kapur, por edhe shumë herë goditëse, popujt e qytetëruar, filluan të shpresojnë te drejtësia, më shumë se sa te revolucioni. Ndoshta pas 30 viteve në Shqipëri, në kulm të zullumeve shumëvjeçare, shqiptarëve ju dhurua SPAK, një gijotinë me teh të mprehtë, që po rrëzon kokat e shumë të paprekshmëve të djeshëm. Milionerë arrogantë me gra dhe dashnore me vila dhe vetura të shtrenjta, injorantë e të pashkollë që me një tabelë shumëzimi të mësuar në 8 vjeçare, mbledhin e zbresin në bilancet e tyre elefantike, qindra e mijëra metra katrorë ndërtime apo qindra miliona euro.

Thuhet dhe shpresohet se, pasi të fshihet gjaku i kokëprerjeve të deritashme, gijotina e drejtësisë së SPAK, e ndihur underground nga FBI, po e mpreh përsëri tehun e saj. Kokëprerje të tjera priten dhe prej mijra vitesh, gjynah është ta pohojmë, por popullit i pëlqejnë shumë kokëprerjet, qofshin këto sipas trendit të sotshëm: burgosje dhe mbi të gjitha kënaqësia që ka populli: kur pordhët u bien përtokë dhe kur dashnoret i braktisin ish të pushtetshmit e varfëruar…

Arrestimet e fundit dhe investigimi në themel i koncesionit të “sterilizimit”, padyshim që hap perden e “Mafias me bluza të bardha” në mjekësi. Në radhë me siguri është edhe koncesioni i Check-up-it. Nuk ka tym, pa zjarr thotë një fjalë e urtë. Përfolja për check-up është një kënetë e thellë, me plot stisje dhe bilance të falsifikuara check-up-esh të paqena.

Por duhet të themi dy fjalë në krye.

Vullneti i Kryeministrit për të privatizuar disa shërbime, nuk është një shpikje shqiptare apo një shpikje e Ramës. Anglo-saksonët janë kampionë të ndërthurjes së suksesshme të privatizimit të shërbimeve, në trupin e superkorruptuarës të ndërmarrjeve apo institucioneve shtetërore. Gjermania dhe SHBA janë në krye të kësaj liste, përmes formës së rimbursimeve shtetërore, të shërbimeve të domosdoshme, të zbatuara me një çmim fiks, të kontraktuar me privatët. Në Perëndim, kjo formulë shtet-privat, kursen shumë para, ose “dëmi” korruptiv, integrohet në çmimin e shërbimit dhe bëhet i parashikueshëm dhe ndërkohë shërbimi ndaj qytetarit është më serioz.

Mirëpo, defekti i rëndë shqiptar janë sistemet e kontrollit të zbatimit të kontratave, të cilat bëhen nga segmente të korruptuara të shtetit. Këto segmente shtetërore bëhen ortake me agjencitë private që “fitojnë” apo iu dhurohet koncesioni, duke dyfishuar korrupsionin.

E pra, duke e bërë të kotë koncesionin, duke e shndërruar atë në një superfitim, herët a vonë, superkorruptiv. Duke sjellë dështimin uluritës të këtyre koncesioneve, që në Perëndim janë shpikur si formula kontrolli antikorrupsion në trupin e sëmurë të ndërmarrjeve shtetërore. Kush mendon apo shkruan se SPAK kontrollohet nga qeveria, domethënë nga Rama, gënjen me dashje. SPAK-u sot, është pak të themi Opozita e vërtetë dhe shpresa themelore për një shoqëri moderne që vetëpastrohet në sistemin e vet, nga Drejtësia.

Teoria dhe parashtrimi konspirativ, që SPAK-u po jep goditje Majtas, që më pas të japë goditje të shënjestruara Djathtas, është një rrëfim, në një natë dimri me zjarr dhe gështenja të pjekura. SPAK-u nuk mund të jetë taktik, sepse taktika në Drejtësi, është veprimtari politike. Deri më tash numri i pushtetarëve në burgje apo në kërkim është më i lartë se asnjëherë. SPAK-u godet, ku ka prova të freskëta dhe më të lehta për tu mbledhur dhe paketuar në një strukturë akuze. Fëlliqësirat e qeveritarëve të tashëm, janë më të freskëta se sa fëlliqësirat e para ca viteve, të ish qeveritarëve, sot opozitarë. Dhe duket se tërmeti, sapo ka filluar dhe klasa politike shqiptare, po transferon kapitale të mëdha financiare jashtë Shqipërisë (duke lënë shumë gjurmë), ose po investon në ndërtime marramendëse, duke gënjyer veten se po pastron paratë në tulla dhe kulla. Për investigimin, njeri veprim është më idiot se tjetri, sepse gjurmët e krimit, mbeten gjithmonë e më të mëdha dhe gjithmonë e më të patundshme. Skenari amerikan me SPAK-un mund të themi se është në lulëzim të plotë.

Qeverisja duhet të përshtatet me shpejtësi përmes vetëpastrimit politik, përpara se krejt godina të shembet. Ritmet e rrënimit të klasës politike, në qark 360gradë, janë shumë të shpeshta dhe shumë të thella. Të penduarit, do ndjekin menjëherë të dëshpëruarit që po ndërrojnë banesë: nga vilat e shtrenjta në qelitë me minj dhe me fasule të prishura në pjata alumini. Hapni librat e historisë moderne italiane të 30 viteve më parë. Korrupsioni italian asokohe u bë shumë arrogant dhe pikërisht atëherë, u godit në ballë! Pikë për pikë, ajo po ndodh edhe në Shqipëri! Arroganca e të pasuruarve përmes koncesioneve, përbën sot një fodullëk të neveritshëm. SPAK, dukshëm ka rrafshuar shënjestrën drejt këtij objektivi. Dhe komedia njerëzore do të mund të kthehet shumë shpejt në një: Tragjedi Njerëzore./360 grade.al

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al