• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Spektakël i PSG, “gjelat” e Enrique “çmontojnë” Liverpool, dominim total (VIDEO)

09/04/2026
Spektakël i PSG, “gjelat” e Enrique “çmontojnë” Liverpool, dominim total (VIDEO)

PSG është në një tjetër nivel, dhuron spektakël në Champions, “çmonton” Liverpool duke i shndërruar të kuqtë në një ekip të vogël, në një kohë kur e dominuan aktin e parë në çdo aspekt, nuk i lejuan të godisnin asnjë herë kuadratin, por në fund rezultati 2-0 i rri ngushtë për aq sa prodhuan, 18 raste, goditën 6 herë kuadratin dhe shtyllën. Ekipi i Luis Enriques ishte i papërmbajtshëm në “Parkun e Princave” teksa morën kontrollin e lojës që nga minuta e parë.

Në të 11-ën, Doue me një goditje të fortë, gjeti dhe një devijim me lehtë duke bërë që topi të përfundonte në rrjetë. Ousmane Dembele ishte një nga protagonistët kryesor të këtij takimi, me “Topin e Artë” në fuqi që u shërbye në çdo formë, por në asnjë rast sulmuesi francez nuk ishte i saktë, duke shpërdoruar disa raste të pastra. Pas disa tentativave, Neves krijoi një korridor fantastik për Kvaratskhelia, me yllin gjeorgjian që shmangu këdo që i doli përpara duke realizuar një super gol në minutën e 65-të. Luis Enrique dhe i gjithë stoli i PSG shpërtheu në festë, të vetëdijshëm për peshën e këtij goli. Vendasit reklamuan edhe një penallti pak minuta më vonë, por pasi rishikoi pamjet në VAR gjyqtari i takimit anuloi gjithçka.

Liverpool ishte i pafuqishëm për të reaguar, ndërsa PSG ishte i pafat, si në minutën e 87-të, ku Dembele me një predhë të vërtetë brenda në zonë u ndal në shtyllën pingule. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me PSG që feston për këtë sukses, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës gjysmëfinale të Champions League.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik
Sport

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet
Sport

Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori sportiv te titullarët

25/07/2026
FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari
Sport

FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari

25/07/2026
“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët
Sport

“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

25/07/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Si në një film aventurash! Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

Si në një film aventurash! Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

26/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al