• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sporti gjirokastrit përmes aparatit të Gëzim Beqirit

09/05/2017
Sporti gjirokastrit përmes aparatit të Gëzim Beqirit

Me aparatin fotografik në duar ai shoqëron lëvizjet e lojtarëve në fushën e blertë për të fiksuar çdo moment të veçantë të ndeshjes. Prej më shumë se 30 vitesh fotografi Gëzim Beqiri, fikson imazhet e skuadrës së Luftëtarit.

“Profesionin e fotografit e kam nisur në fillim të viteve ’70-të ndërsa punoja në gazetat lokale në Gjirokastër. Që prej atyre viteve nuk e kam ndarë aparatin fotografik nga dora, duke përfshirë sportin dhe veçanërisht futbollin”, kujton Gëzimi hapat e parë në këtë profesion. Në atë periudhë ai punonte si fotoreporter në gazetën “Pararoja” e cila publikohej në Gjirokastër. Krahas ilustrimit me fotografi të artikujve të ndryshëm Gëzimi ndiqte edhe ndeshjet e ekipeve të “Luftëtarit” në sporte të ndryshme.

“Me kalimin e kohës nisi të më tërhiqnin imazhet nga sporti dhe këto lloj fotografish ishin të preferuarat e mia. Gjithashtu nisa të krijoj edhe arkivin për ekipin e Luftëtarit i cili me kalimin e viteve u pasurua me fotografi nga futbolli, basketbolli, shahu apo sporte të tjera
të cilat ishin në ato vite në Gjirokastër”, thotë Gëzimi. Do të ishte ky pasion dhe vullneti tij për fotografinë që bënë që në vitin 1976 të zinte vendin e parë në një konkurs fotografie në rang kombëtar, madje fotot e tij nisën të publikoheshin në revistat me emër që botoheshin në vendin tonë. I paharruar për të ka ngelur viti 1978 kur “Luftëtari” u shpall nënkampioni i
Shqipërisë në futboll, rezultat i cili nuk është përsëritur asnjëherë për futbollin gjirokastrit.

“Ishte diçka e veçantë për qytetin dhe unë lëvizja me aparat në dorë për të fiksuar gëzimin e sportistëve dhe tifozëve ”, kujton fotografi gjirokastrit. Pa e fshehur modestinë ai thotë se gjatë punës së tij nuk ka çuar dëm asnjë film fotografik, pasi duke qenë se i kishin me kursim duhej të tregohej i kujdesshëm në përdorimin e tyre. Pas viteve ’90-të shumë sporte në Gjirokastër u shpërbënë, periudhë të cilën fotografi e kujton me dhembje. Kujtim i atyre viteve ngelet edhe linja për larjen dhe stampimin e fotografive të cilën ai e mban ende në shtëpi si një relike të fotografisë tradicionale.

“Me këtë linjë dhe solucionet e stampimit të filmave me lidhin me dhjetëra kujtime, dhjetëra ndeshje dhe emra futbollistësh si Braho, Seiti, Boni, Kalluci, e shumë të tjerë”, shprehet Gëzimi. Megjithëse ka ushtruar disa profesione sërish Gëzimi nuk ka hequr dorë nga fotografia sportive. “Këtë kampionat “Luftëtari” luan në Superligë dhe unë ndjej një emocion të veçantë ndërsa skuadra është rikthyer sërish në elitën e futbollit të vendit tonë. Jam i pranishëm në çdo ndeshje për të fiksuar me aparatin fotografik imazhe të lojës së skuadrës në fushën e blertë. Besoj se ekipi shumë shpejt do të përsërisë suksesin e viteve ’70-të”, shprehet plot emocion fotografi gjirokastrit./konica.al

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al