• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sqarime për ‘debatin virtual’! Egla Ceno përgjigjet, Ema Andrea i mbyll telefonin medias!

14/11/2025
Sqarime për ‘debatin virtual’! Egla Ceno përgjigjet, Ema Andrea i mbyll telefonin medias!

Në episodin më të fundit të “Goca dhe Gra”, një diskutim i zakonshëm u shndërrua në një debat të hapur mes Ermal Mamaqit dhe aktores Ema Andrea, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të gjithë panelit. Shkak u bë seminari motivues që Mamaqi do të zhvillojë këtë fundjavë, për të cilin ai dha disa detaje gjatë bisedës në studio.

Mamaqi shpjegoi se trajnimi dyditor synon t’u japë pjesëmarrësve mjete praktike për të përmirësuar jetën e tyre, duke theksuar se aty do të marrin pjesë edhe emra të njohur të showbizit.

“Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde,”- u shpreh ai, duke ia drejtuar fjalën edhe Ema Andreas, e cila ndodhej në panel.

Por reagimi i aktores ishte i menjëhershëm dhe i prerë:

“Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë,” -deklaroi Andrea.

Pas debatit të ashpër në studio, vëmendjen e rrjeteve sociale e mori një postim i aktores Egla Ceno, i cili nga shumë ndjekës u interpretua si një kunjë e tërthortë ndaj Emas. Kjo solli reagime të shumta, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet mbi marrëdhëniet mes artisteve.

E kontaktuar nga moderatori Ronaldo Sharka për “Live From Tirana”, Egla Ceno dha një sqarim, duke mohuar që postimi të ishte drejtuar një personi të caktuar:

“Nuk ka lidhje me emra, ka lidhje me qenien njerëzore. Të kujtoj një letër që Anthony Hopkins i shkroi kolegut të tij Bryan Cranston… aty e gjen përgjigjen. Vetëm një njeri i plotësuar mund të përkulet me dashuri para talentit të dikujt tjetër. Kështu njihen të mëdhenjtë nga fjalët që ngrejnë, jo ato që ulin. Të tjerët vijnë sipas radhës. Poshtë.”

Nga ana tjetër, e kontaktuar live nga “Live From Tirana”, Ema Andrea nuk preferoi të jepte komente të mëtejshme pas debatit dhe spekulimeve që po qarkullojnë. Aktorja mbylli telefonatën, duke lënë të paqartë nëse do të reagojë më vonë për situatën.

Related Posts

Edhe Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel pas komenteve për Melania Trump
Paparazzi

Edhe Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel pas komenteve për Melania Trump

28/04/2026
Historike për boksin shqiptar: Prenga përballë Anthony Joshua, ish-kampionit të botës në peshat e rënda
Paparazzi

Historike për boksin shqiptar: Prenga përballë Anthony Joshua, ish-kampionit të botës në peshat e rënda

28/04/2026
Fat Joe në 2026: sa është pasuria neto dhe si e ndërtoi karrierën e tij në hip-hop?
Paparazzi

Fat Joe në 2026: sa është pasuria neto dhe si e ndërtoi karrierën e tij në hip-hop?

28/04/2026
Tentativa vrasjes ndaj presidentit në Darkën e Korrespondentëve, atentatori rrezikon burgim të përjetshëm
Paparazzi

Tentativa vrasjes ndaj presidentit në Darkën e Korrespondentëve, atentatori rrezikon burgim të përjetshëm

27/04/2026
Debat i fortë në “Ferma VIP”, Sara shpërthen në lot pas deklaratës së Mozës
Paparazzi

Debat i fortë në “Ferma VIP”, Sara shpërthen në lot pas deklaratës së Mozës

27/04/2026
Mateo emocionohet nga surpriza e Brikenës: Të pres me fitore, të dua
Paparazzi

Nuk u ndanë pas kamerave? Mateo dhe Brikena “kapen” sërish bashkë

27/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Edhe Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel pas komenteve për Melania Trump

Edhe Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel pas komenteve për Melania Trump

28/04/2026
Historike për boksin shqiptar: Prenga përballë Anthony Joshua, ish-kampionit të botës në peshat e rënda

Historike për boksin shqiptar: Prenga përballë Anthony Joshua, ish-kampionit të botës në peshat e rënda

28/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al