• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studentët braktisin universitetet shqiptare, ulet numri me 44 mijë vetë

08/08/2018
Viti i ri akademik në Gjirokastër, Golemi: Universiteti ‘Eqrem Çabej’, qendër e arsimit të lartë në jug të vendit

Numri i studentëve që ndjekin arsimin e lartë ka shënuar një rënie të fortë që prej vitit 2014, kur kishte arritur nivelin maksimal. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin akademik 2017/2018 kishte gjithsej në universitetet publike e private 129 mijë studentë, me një rënie prej 25.5%, ose 44 mijë studentë më pak sesa në 2014-n. Rënie kanë parë Universiteti i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, ai Bujqësor, universitetet shtetërore në rrethe, si dhe ato private. Siç duket nga grafiku, deri në vitin 2013, numri i studentëve në universitetet shqiptare, publike dhe private ishte në rritje të fortë. Në 2014-n shënoi një rritje të lehtë, ndërsa pas kësaj periudhe tendenca ishte në reduktim të lartë.

Tkurrja ka ardhur si nga universitetet publike ashtu dhe ato private.

Në universitetet publike, nga 142.7 mijë studentë që kishte në 2013/2014 (niveli rekord), në periudhën akademike 2017/2018 numri i tyre ra me 25%, ose rreth 37 mijë studentë më pak. Eksodi më i madh ishte në Universitetin e Tiranës (-10863) Universitetin Bujqësor (-5308), Mjekësisë (-3472), Universitetin e Shkodrës (-4924); Korçës (-4511), Vlorës (-3399). Edhe universitetet private kanë parë rënie të fortë që përkon në pjesën më të madhe me mbylljen e shumë prej tyre, në kuadër të një aksioni të qeverisë për të mos lejuar vazhdimin e shumë institucioneve të larta jo publike që nuk plotësonin kushtet.

Nga viti 2012, kur arriti në nivelin maksimal prej 34.5 mijë, numri i studentëve në universitetet private ka rënë me një të tretën, pra sot në auditoret private ka rreth 11 mijë studentë më pak. 23 universitete private nuk kishin asnjë student në vitin 2018, sipas tabelës së publikuar nga INSTAT. Në vitin akademik 2017/2018 në krahasim me 2013/2014 Albanian Universitety (UFO Dental) kishte 3143 studentë më pak, me një rënie të fortë prej 43%. Ky është dhe universiteti me rënien më të madhe të studentëve ndër privatët.

Universiteti Europian i Tiranës kishte 951 studentë më pak, me një rënie prej 20% për të njëjtën periudhë. Rritjen më të madhe e ka shënuar Universiteti Mesdhetar, me 805 studentë të shtuar në katër vjet, duke u dyfishuar. Në rritje ishin edhe Epoka (46%), Luarasi (68%), Aldent (75%), Marin Barleti (113%), Polis (83%).

Efekti i plakjes së popullsisë dhe emigracionit

Plakja e popullsisë, rënia e lindshmërisë, rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018. Sipas të dhënave të bërë publike nga INSTAT, numri i të regjistruarve gjithsej në arsim në vitin shkollon 2017/18 ishte rreth 653 mijë persona. Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak. Rënie ka të të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë)./Monitor/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

25/12/2025
Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al