• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi/ Ajri i thatë ndihmon në përhapjen e Covid

20/08/2020
COVID/ Ja 3 vendet ku duhet mbajtur patjeter maska

Mungesa e lagështisë së ajrit luan rol në përhapjen e virusit Corona. Studiuesit rekomandojnë, krahas masave të zakonshme si distanca e maska, të kontrollohet ajri, sidomos gjatë periudhës së dimrit, kur dhomat ngrohen.
Një grup studiuesish në Lajpcig dhe në Indi kanë arritur në konkluzionin, se lagështia e ajrit influencon përhapjen e virusit Corona. “Nëse lagështia relative e ajrit në dhoma është nën 40%, atëherë pjesëzat e ajrit të lëshuar nga të infektuarit thithin më pak ujë, mbeten të lehta, rrotullohen në ajrin e dhomës dhe thithen kështu nga njerëzit e shëndetshëm.” Kështu është shprehur, Ajit Ahlavat, nga Instituti për Studimet Troposferike në Lajpcig të enjten, sipas agjencisë së lajmeve, dpa. Në sfond të studimit qëndron rruga e përhapjes së virusit përmes aerosoleve, një përzierje shumë e vogël pjesëzash në ajër, krahas infektimit me teshtimë.

Ekipi i fizikantëve nga Qendra Tropos dhe Laboratorit Kombëtar të Fizikës në Nju Delhi, CSIR kanë marrë në shqyrtim 10 studime ndërkombëtare, të publikuara në vitet 2007-2020 për ndikimin e lagështisë së ajrit në mbijetesën, përhapjen dhe infektimin me viruset e gripit dhe lloje të ndryshme virusesh të Coronës. Rezutatet u publikuan në revistën e specializuar, “Aerosol and Air Quality Research.”

Studiuesit rekomandojnë, krahas masave të zakonshme si distanca dhe maska, të kontrollohet edhe ajri. Një lagështi relative prej 40% deri 60% mund të reduktojë përhapjen e viruseve dhe thithjen e tyre nga mukoza e hundës. Rezultatet kanë rëndësi për periudhën e dimrit të ardhshëm, për shkak se një numër shumë i madh njerëzish qëndrojnë në dhoma të nxehura. “Ngrohja e ajrit të freskët sjell tharjen e tij. Në zonat klimatike të ftohta apo mesatare ajri në dhomanë kohën kur përdoret ngrohja është shpesh shumë i thatë, kjo mund të nxisë përhapjen e virusit të Coronës”, shpjegon Alfred Wiedensohler nga qendra Tropos, sipas dpa. Kur lagështia është e madhe, pjesëzat e ajrit zmadhohen e bien më shpejt në tokë./DW

Related Posts

Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë
Lifestyle

Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë

20/02/2026
Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji
Lifestyle

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji

19/02/2026
Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet
Lifestyle

Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet

19/02/2026
Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe
Lifestyle

Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe

18/02/2026
Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale
Lifestyle

Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale

18/02/2026
Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve
Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 23-të

Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 23-të

24/02/2026
“Balluku”, PS mbledh të enjten Grupin Parlamentar

“Balluku”, PS mbledh të enjten Grupin Parlamentar

24/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al