Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje në bashkëpunim me Institutin Lituanez të Tregut të Lirë dhe me mbështetjen e Atlas Network kanë publikuar me datën 15 Shtator 2020 një Raport në Lidhje me Performancën e të gjitha bashkive në Shqipëri. Gjirokastra, Saranda, Vlora, Pogradeci dhe Kucova, vlerësohen me performancën më të dobët, mes 16 bashkive të marra në stutim. Konkretisht vihet re mungesa informacionit në lidhje me zbatimin e buxhetit, performancën operacionale dhe mungesën e burimeve të informacionit në dispozicion të qytetarëve dhe grupeve të interesit. Këto rezultate tregojnë se ekziston një nevojë urgjente që bashkitë
të rishikojnë rrënjësisht performancën e tyre në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Argjirolajm.net sjell më poshtë të plotë pjesën e raportit për Bashkinë Gjirokastër dhe Bashkinë Sarandë.
GJIROKASTRA
Performanca e pergjithshme
Bashkia Gjirokastër u rendit e parafundit në renditjen e MPI, vendi i 15-të nga 16 bashki me një rezultat të përgjithshëm prej 45 pikësh. Në kategorinë Bashkia për Qytetarët shënoi një rezultat
prej 47 përqind e derivuar nga fusha e Shërbimeve komunale me 27 përqind, Edukimi dhe Mirëqënia Sociale respektivisht me 69 dhe 65 përqind. Në kategorinë Bashkia për Biznes Gjirokastra shënoi 28 përqind me fushën e Shërbimeve ndaj Biznesit me 43 përqind. Në kategorinë e Transparencës rezultati i shënuar është 56 përqind.
Në kategorinë Bashkia për Qytetarë, Bashkia e Gjirokaster renditet në vendin e 11-të me rezultat në fushën e Shërbimeve komunale prej 27 përqind, Edukimi 69 përqind dhe Mirëqenies Sociale 65 përqind. Në Shërbimet komunale rezultatet tregojnë se bashkia duhet të përmirësojë efikasitetin në furnizimin me ujë të qytetarëve duke ofruar me çmime më të përballueshme.
Në indikatorëit që lidhen me efektivitetin e skemave të mbrojtjes sociale, bashkia tregon një performance të lartë ndërsa në Menaxhimin e mbetjeve ajo arrin të mbulojë një zonë të konsiderueshme me shërbime, por është ky shërbim është akoma publik. Në kategorinë e Bashkisë për Biznes Gjirokastra renditet në vendin e 13-të me një rezultat prej 28 përqind ku vihet re mungesa e informacionit për bizneset në dispozicion të publikut dhe procedurat e zgjatura për të marrë një leje ndërtimi. Sa i përket Administrimit bashkiak, bashkia renditet në vendin e 13-të me një performancë të ulët në fushën e Shpenzimeve ndjeshëm më e ulët se mesatarja për kategorinë.
Shpenzime të larta të menaxhimit dhe investime të kufizuara publike në krahasim me bashkitë e tjera të Indeksit, si pasojë e një performance të ulët në mbledhjen e të ardhurave. Bashkia financon aktivitetin e saj në një masë të konsiderueshme me grante të pakushtëzuara nga qeveria qendrore. Gjithashtu në kategorinë e Transparencës, Bashkia e Gjirokastrës renditet në 5 bashkitë me performancën më të ulët ku vihet re mungesa informacionit në lidhje me zbatimin e buxhetit, performancën operacionale dhe mungesa e burimeve të informacionit në dispozicion të qytetarëve dhe grupeve të interesit.
Indikatorët me performancë të lartë
Bashkia Gjirokastër aplikon një normë të ulët të taksës mbi pronën për familjet.
Koordinim funksional në kuadër të adresimit të kërkesave të marra për Ligjin mbi të Drejtën e Informimit
Menaxhim i efektiv i programeve të mbrojtjes sociale.
Fushat për përmirësim
Bashkia Gjirokastër duhet të përmirësojë mbledhjen e të ardhurave të veta, në mënyrë që të krijojë hapësirë për realizimin e më shumë investimeve publike.
Përmirësimi i furnizimit me ujë për qytetarët dhe ofrimi i çmimeve më të ulëta për familjet dhe bizneset duhet të jetë prioritet.
Bashkia duhet të punojë pareshtur për të krijuar një mjedis mundësues për bizneset duke ofruar informacion të dobishëm publik dhe krijuar procedura lehtësuese për to. Informacioni mbi performancën financiare mungon në
faqen web
SARANDA
Performanca e pergjithshme
Bashkia e Sarandës renditet e fundit në renditjen e përgjithshme me 28 pikë të shënuara në total. Sipas kategorive rezultatet e arritura nga bashkia janë: 43 përqind në Administrimin Bashkiak, 31 përqind në Bashkia për Biznesin, 29 përqind në Bashkia për Qytetarët dhe 0 në Transparencë. Në Bashkia për Qytetarët, Bashkia e Sarandës renditet e fundit në renditjen sipas kategorive me 30 përqind në fushën e Shërbimeve Komunale, 0 në Edukim dhe 41 përqind në fushën e indikatorëve që lidhen me Mirëqenien Sociale.
Në lidhje me furnizimin me ujë, bashkia duhet të përqëndrohet në rritjen aksesit të qytetarëve në furnizimin me ujë duke përmirësuar performancën e menaxhimit dhe uljen e çmimeve për familjet dhe bizneset. Më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet indikatorëve të Edukimit ku bashkia shënoi më ulët se të gjitha bashkitë e tjera me përqendrim më të lartë të nxënësve për klasë. Në kategorinë Bashkia për Biznesin, Bashkia Sarandë u rendit në vendin e 10 me një rezultat kategorie prej 31 përqind.
Me një numër relativisht të lartë të bizneseve për 1000 banorë, bashkia nuk ofron informacion të hapur në lidhje me procedurat për biznesin në varësi të saj. Megjithë një numër më të lartë se mesatarja e lejeve të reja të ndërtimit të lëshuara, bashkia duhet të synojë të zvogëlojë numrin e ditëve për të marrë një leje ndërtimi e cila është krahasimisht më e lartë se pjesa më e madhe e bashkive në analizë. Në kategorinë e Administrimit Bashkiak, Bashkia Sarandë renditet e 14-ta duke shënuar më lart në fushën e të Ardhurave me 59 përqind performance më e lartë se mesatarja për fushën më specifikisht në indikatorin që lidhet me mbledhjen e të ardhurave, e reflektuar kjo në mbulimin e shpenzimeve të veta dhe një raport varësie nga grantet më të ulët se mesatarja.
Në Shpenzime, bashkia arrin të menaxhojë relativisht në mënyrë më efikase sesa performanca mesatare e bashkive të tjera. Bashkia e Sarandës renditet e fundit në kategorinë e Transparencës duke performuar më ulët se çdo bashki në Indeks. Me një faqe web funksionale në vetëm pak seksione, bashkia nuk i vë në dispozicion informacion qytetarëve mbi vendimmarrjen e saj dhe nuk i përgjigjet kërkesës për informacion. Bashkia nuk e ka publikuar raportin e performancës buxhetore në platformë.
Indikatorëit me performancë të lartë
Performancë më e lartë se mesatarja për indikatorët e të Ardhurave me një performancë
të lartë mbledhjeje.
Manaxhim efektiv i shpenzimeve në krahasim me mesataren e Indeksit në këtë fushë indikatorësh.
Një numër i madh biznesesh për 1000 banorë.
Fushat për përmirësim
Bashkia duhet të synojë reduktimin e numrit të ditëve për të marrë një leje ndërtimi.
Më shumë vëmendje ndaj Edukimit për të ulur numrin e nxënësve për klasë.
Platformë informimi pa informacion dhe mospërgjigje ndaj kërkesave për informim nga
qytetarët.