• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi/ Ja pse disa gra tërhiqen nga burra jo dhe aq të pashëm

26/08/2020
Studimi/ Ja pse disa gra tërhiqen nga burra jo dhe aq të pashëm

Burrat me një pamje mesatare dhe asgjë të jashtëzakonshme, janë ndonjëherë më tërheqës për gratë, sidomos nëse kësaj i shton dhe një tip interesant dhe ndryshe. Për fat të keq, nuk është e njëjta nxitje nga ana e burrave

“Gratë me aftësi krijuese, por me fytyra më pak tërheqëse duket se penalizohen ndoshta, në një farë mënyre,” tha Christopher Watkins, një psikolog në Universitetin Abertay në Skooci, i cili kreu hulumtimin.

Watkins rekrutoi një grup vullnetarësh dhe iu tha të shihnin fotografi të burrave dhe grave, duke i vlerësuar secilin/ën prej tyre, vetëm në bazë të pamjes fizike. Më pas, ai dërgoi të njëjtat fotografi tek një grup tjetër vullnetarësh, por këtë herë iu tregoi atyre edhe të dhëna për karakteristika të ndryshme dhe krijimtarinë e secilit.

Rezultatet treguan se burrat me fytyra më pak tërheqëse morën një nxitje më të madhe në “konkurs” nëse kishin edhe një sens të mirë kreativiteti, apo diçka interesante.

Watkins zbuloi:

“Djemtë krijues me fytyra më pak tërheqëse ishin thuajse po aq tërheqës sa ata me portretet ë pashme, por që nuk ishin krijues dhe s’kishin ndonjë karakteristikë të veçantë.”

Mesa duket, për gratë ka aspekte më të rëndësishme se pamja fizike, të cilat edhe pa vetëdijen e tyre, e bëjnë personin që kanë përballë të duket më tërheqës edhe fizikisht.

Arsye të tjera se pse gratë tërhiqen nga meshkujt që nuk kanë pamjen e një modeli tipik, janë për shkak se kjo i ofron atyre më shumë siguri në marrëdhënie dhe më pak shqetësim se partneri i tyre po i tradhton ose do t’i tradhëtojë në të ardhmen. Ndërkohë, për shumë gra, pamja thjesht nuk është e rëndësishme dhe nuk i shqetëson ato aspak.

Rezultatet e eksperimentit, nuk janë të njëjta në anën e grave. Sipas tyre, pamja mbetet parësore. Krijimtaria gjatë zhvillimi të tij, nuk pati një ndikim domethënës për t‘i bërë gratë më tërheqëse.

Përfundimet e eksperimentit nuk janë absolute dhe studime të tjera kundërshtojnë shumë aspekte të tij, por sidoqoftë, tashmë dihet se paraqitja fizike mbetet një nga gjërat më subjektive dhe çfarë mund të duket bukur për dikë, mund të mos jetë aspak e tillë në sytë e dikujt tjetër.(The Nation Thai)

Related Posts

Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë
Lifestyle

Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë

20/02/2026
Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji
Lifestyle

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji

19/02/2026
Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet
Lifestyle

Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet

19/02/2026
Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe
Lifestyle

Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe

18/02/2026
Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale
Lifestyle

Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale

18/02/2026
Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve
Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në “ethet” e Botërorit, Sylvinho dhe stafi i tij zbresin në terren, takojnë legjionarët kuqezi

Në “ethet” e Botërorit, Sylvinho dhe stafi i tij zbresin në terren, takojnë legjionarët kuqezi

24/02/2026
Pas rikthimit të Affleck me Jennifer Lopez, Garner flet për ish-bashkëshortin: Ndihem më e lumtur

Pas rikthimit të Affleck me Jennifer Lopez, Garner flet për ish-bashkëshortin: Ndihem më e lumtur

24/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al