Vaksina Pfizer/Biontech kundër COVID-19 duket se është efektive ndaj një numri të konsiderueshëm mutacionesh të virusit, sipas një studimi të laboratorit Pfizer. Ky studim, i cili ende nuk është vlerësuar nga kolegët e Pfizer dhe shkencëtarët në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Teksasit, tregon se vaksina është efektive në vrasjen e virusit me mutacionin e proteinave N501Y.
Ky test është bërë në një mostër gjaku të marrë nga njerëzit që janë vaksinuar. Gjetjet e saj janë të kufizuara sepse nuk shikon të gjithë gamën e mutacioneve të gjetura në disa nga variantet e reja të virusit që përhapet me shpejtësi.









